Skip to content
Kryesore

Tragjedi në Malishevë, shpërthen bombola e gazit: vdesin babai dhe dy fëmijët 9 dhe 12 vjeç

· 1 min lexim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të enjte në Malishevë të Kosovës, ku shpërthimi i një bombole gazi në një banesë i ka marrë jetën tre anëtarëve të së njëjtës familje.

Sipas autoriteteve, viktimat janë një burrë 35 vjeç dhe dy fëmijët e tij të mitur, të moshës 9 dhe 12 vjeç. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

“Kemi tre viktima: babai 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij të moshës 9 dhe 12 vjeç”, deklaroi Graishta.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:55 në lagjen “Mirëdita” në Malishevë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur njësitë policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e kësaj tragjedie.