Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Trafikonin drogë drejt Maqedonisë, ja sa ka shkuar i të arrestuarve në Pogradec

09:10 15/09/2021
Reading Time: 2 min lexim

Në vazhdim të operacionit 4 mujor të quajtur “Hundënishti” është bërë I mundur arrestimi edhe i 2 personave të tjerë dhe është proceduar penalisht një femër.

Deri më tani ka shkuar në 4 numri i të arrestuarve dhe 4 të shpallur në kërkim ndërkohë që vetëm një person është proceduar penalisht nën akuzën e mos-kallëzimit të krimit.

Të arrestuar kanë mbetur Orestis Spilollari, 31 vjeç, banues në Pogradec, Kleanth Dokollari, 22 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, u shpall në kërkim shtetasi L. Sh., 20 vjeç banues në Hudënisht dhe u procedua penalisht për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” shtetasja E. H., 31 vjeçe, banuese në Pogradec.

Njoftmi i Plotë

Pogradec

Vijon operacioni policor i koduar “Hudënishti”.

Operacioni i zhvilluar pas një hetimi 4-mujor, si rezultat i bashkëpunimit midis Komisariatit të Policisë Pogradec, Stacionit të Policisë Kufitare Tushemisht, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve.

Shkon në 4 numri i të arrestuarve, 4 i atyre të shpallur në kërkim dhe 1 i proceduar penalisht.

Sekuestrohen 38 kilogramë të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, sasi e destinuar për t’u trafikuar jashtë vendit.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Hudënishti”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve, të finalizuar më datë 07.08.2021, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 2 shtetas, 3 të tjerë u shpallën në kërkim dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 23 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, sasi e cila do të trafikohej jashtë vendit, ka vijuar puna me hetime të thelluara për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i punës së mirëorganizuar nga strukturat e lartpërmendura, u bë e mundur ndalimi i shtetasve Orestis Spilollari, 31 vjeç, banues në Pogradec, Kleanth Dokollari, 22 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, u shpall në kërkim shtetasi L. Sh., 20 vjeç banues në Hudënisht dhe u procedua penalisht për​ veprën penale “Moskallëzimi i krimit” shtetasja E. H., 31 vjeçe, banuese në Pogradec.

Në bazë të informacioneve të siguruara gjatë periudhës hetimore, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Tushemisht dhe Komisariatit të Policisë Pogradec, në liqenin e Pogradecit, u konstatua një mjet lundrues tip skaf, me të cilin autorët e dyshuar, po trafikonin drejt Maqedonisë së Veriut, një sasi prej 38 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me skafin, një gomone, një automjet tip “Benz”, si edhe sende të tjera që​ kanë ndihmuar për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Etiketa: arrestimpogradecpolicia

Të tjera

“Ma vranë djalin për herë të dytë” ulërima e nënës së Stiven Toshkëzit, ndërsa në të njëjtën ditë drejtësia liroi vrasës, të fortë dhe zyrtarë të korruptuar
Aktualitet

“Ma vranë djalin për herë të dytë” ulërima e nënës së Stiven Toshkëzit, ndërsa në të njëjtën ditë drejtësia liroi vrasës, të fortë dhe zyrtarë të korruptuar

Dje nuk ishte thjesht një ditë e rëndë. Ishte panorama më brutale e një sistemi drejtësie të dorëzuar, të lodhur,...

15:16 19/11/2025
Vetëm një në tre pensionistë marrin rritjen 1800 lekë të pensioneve
Aktualitet

Vetëm një në tre pensionistë marrin rritjen 1800 lekë të pensioneve

Esmeralda Topi, Faktoje.al Pas 12 vitesh pushtet, socialistët rikthyen kartën e vjetër elektorale të rritjes së pensioneve. “Në Shqipërinë 2030 pensioni...

14:44 19/11/2025
Para
U vra edhe pse kishte urdhër mbrojtje/ Dalin dokumentet, si u ndryshua masa nga gjyqtari

“Drejtësi për Sabrina Bengaj”/ Paralajmërohet protestë në Fier, ja ora dhe vendi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Ma vranë djalin për herë të dytë” ulërima e nënës së Stiven Toshkëzit, ndërsa në të njëjtën ditë drejtësia liroi vrasës, të fortë dhe zyrtarë të korruptuar

“Ma vranë djalin për herë të dytë” ulërima e nënës së Stiven Toshkëzit, ndërsa në të njëjtën ditë drejtësia liroi vrasës, të fortë dhe zyrtarë të korruptuar

15:16 19/11/2025
Vetëm një në tre pensionistë marrin rritjen 1800 lekë të pensioneve

Vetëm një në tre pensionistë marrin rritjen 1800 lekë të pensioneve

14:44 19/11/2025
Pazari i madh 140 mln dollarë që acaroi Edi Ramën rrugëve të Romës

Pazari i madh 140 mln dollarë që acaroi Edi Ramën rrugëve të Romës

14:27 19/11/2025
Shfryhet dosja Metamorfoza, gjykata liron Oltion Bistrin dhe ish prokurorin Lita

Shfryhet dosja Metamorfoza, gjykata liron Oltion Bistrin dhe ish prokurorin Lita

14:02 19/11/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.