Skip to content
Të Gjitha

Trafik drogërash të forta drejt Italisë, kapet shqiptari i dënuar me 13 vite burg

· 1 min lexim

Një i dënuar në Itali për trafik të dorgërave të forta është arrestuar nga Policia e Tiranës.

Mësohet se në pranga ka rënë Martin Prendi, i lindur në Pukë.

Ky i fundit rezulton i dënuar në Itali për shpërndarje heroine, kokaine dhe pjësëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Në vitin 2012, drejtësia italiane ka vendosur 13 vite heqje lirie për Prendin.

Grupi i strukturuar ku bënte pjesë shqiptari, përbëhej nga turq dhe italianë, të cilët operonin në zonën e Milanos.

Krimet e Rënda ndërkohë, kanë caktuar masën e sigurisë 40 ditë burg për Prendin, në pritje të kërkesës së autoriteteve italiane për ekstradim.