Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Topalli shpall partinë, të pranishëm nga Ambasada Amerikane

19:47 28/10/2020
Reading Time: 2 min lexim

Jozefina Topalli rikthehet në politikë fuqishëm, duke shpallur një parti të re. Ish-kryetarja e Kuvendit, pas 7 vitesh e lënë mënjanë nga Partia Demokratike,  bëri publike partinë që do të drejtojë me emrin “Lëvizja për Ndryshim”.

“Une kam shumë për zemër një shprehje të Alberto Moravias që thotë:-A e dini çfarë bëhet kur nuk mundesh më?! Ndryshon-!!!!!”, iu tha Topalli të rinjve në sallë.

Duke prezantuar nismën politike, Topalli tha se nuk do të qëndrojë më në heshtje, do të bashkohet me të rinjtë për të përmbysur më 25 prill treshen Rama-Meta-Basha, që sipas saj luftojnë për karriget e tyre.

“Jam e inspiruar nga shpresa e të rinjve. Nga kauza dhe nga mbështetja, sot këtu, brenda dhe jashtë sallës. Shumë pedagogë, mjekë, nëpunës, qytetarë dhe sipërmarrës janë këtu. Dua të falënderoj dhe miqtë amerikanë që janë të pranishëm. E qartë që kemi përpara një punë të papërfunduar. Kriza e vendit është ekonomike, sociale, morale, shëndetësore etj. E trishtueshme është kur sheh si vendi po boshatiset. E vendosur jam të mos qëndroj anash dhe të mos hesht. Nuk kam frikë, dhe jam sot me këta të rinj për t’i mbështetur për këtë projekt të ri. Ekonomia jonë është tkurrur, dhe për shkak të dështimit tonë si kolektiv për të përgatitur vendin për të ardhmen. Vendet e punës po shkatërrohen, bizneset po mbyllet. Shumë shkolla po mbyllen se rrethet nuk kanë fëmijë. Studentët kanë kufizime të pamerituara. Vazhdojmë të jemi një vend ku ka tensione. Nuk rriten rrogat por rriten çmimet. Jemi në një vend që po zbrazet. Këto janë disa nga indikatorët. Mungesa e besimit mbizotëron në të gjithë vendin. Sfidat që po përballemi janë reale. Nuk ka as qeveri, as opozitë, as Gjykatë të Lartë. Nuk kemi kohë me prit, jemi 6 muaj nga zgjedhja. Fushata ka filluar me ata të tre që bashkohen për të ruajtur karriget dhe llogaritë private. Këta të tre veprojnë sikur Shqipëria është pronë e tyre. Ata vendosin se kush duhet të bëjë biznes me ta, kush duhet të punojë dhe jo, sa do marrë dhe sa jo. Ata të 3 do bëjnë çdo gjë për të mbajtur monopolin politik. Duke thënë gënjeshtra mendojnë se do zhdukin të vërtetën, por jo”, deklaroi ndër të tjera Topalli.

“Unë nuk kam as para as vende pune për të ofruar. Ju ofroj vetëm SFIDE!”, tha ish-nënkryetarja e PD-së, Topalli.

GazetaReforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Jozefina TopalliLevizja per ndryshimpartia e re

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

"Tamponi është budallallëk", Ronaldo shpërthen pasi humbi sfidën me Barcelonën

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip