Skip to content
Të Gjitha

Topalli ‘shigjeton’ kryetaren e Kuvendit: Doni të vrisni opozitën

· 2 min lexim

Ditën e sotme përgjatë seancës parlamnetare, anëtarja e Kryesisë së PD-së, Jozefina Topalli ka reaguar për tensionet e shumta që kanë ndodhur në Kuvend.  Topalli shkruan se nuk ka ndodhur kurrë më parë që kryetarja e Kuvendit të caktojë se kush është grup parlamentar e kush jo.  Gjithashtu ajo thekson se ndërhyrja e mazhorancës për t’i mbyllur gojën opozitës është gjëja më antodemokratike, pasi pretendon se ka si qëllim vrasjen e opozitës.

“Po shoh seancën plenare…

Kurrë nuk ka ndodhur që Kryetari i Kuvendit të caktojë se kush është grup parlamentar e kush jo; kush është në grup parlamentar e kush jo; kush është me PD e kush nuk është. Kush deputet duhet të flasë e kush jo;  Seancën parlamentare e drejton vetëm Rregullorja e Kuvendit. E rregullorja ka të qartë si dhe Kushtetuta se mazhoranca nuk cakton opozitën.  E ka të qartë se një deputet është i pavarur kur ai ka dëshirë të jetë i pavarur, e jo kur do Kryeministri apo shërbëtorët e tij .

Ndërhyrja e mazhorancës për t’i mbyllur gojën opozitës është gjëja më antodemokratike me qëllim vrasjen e opozitës e vazhdimin e teatrit me ndonjë deputet fals!”, shkruan në rrjete sociale anëtarja e Kryesisë së PD-së Jozefina Topalli.