Skip to content
Të Gjitha

Tkurret popullsia shqiptare, e konfirmon Instituti i Statistikave

· 1 min lexim

Sipas një studimi të fundit të Institutit të Statistikave, theksohet se Shqipëria vijon të tkurret. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, popullsia jonë është 2,86 milionë banorë, ose 0.3% më e ulët se një vit më parë.

Shkak për këtë është emigracioni, por edhe lindshmëria e ulët. Megjithëse kemi ende më shumë lindje se sa vdekje, diferenca mes tyre po ngushtohet ndjeshëm.

Gjatë vitit që lamë pas, popullsia u shtua vetëm në tre qarqe të vendit: Në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, ndërsa gjithë qarqet e tjera pësuan ulje të popullsisë.