Skip to content
Të Gjitha

Tjetër viktimë nga bluzat e bardha, covid-19 i merr jetën mjekut shqiptar (EMRI)

· 1 min lexim

Koronavirusi po vazhdon të marrë fatkeqësisht jetë mjekësh. Mësohet se mjeku nga Gjirokastra Frederik Kekezi u nda nga jeta pasditen e sotme, pasi humbi betejën me koronavirusin.

Mjeku i njohur Kekezi, ishte anatomopathollog  pranë spitalit të Gjirokastrës. Ai ka mbuluar për shumë vite edhe problemet e kriminalistikës në këtë qytet, në rolin e mjekut ligjor.

Ndërkohë situata e pandemisë në vend vijon të jetë shqetësuese, megjithëse në 24 orët e fundit u shënua një ulje e numrit të rasteve. Ministria e Shëndetësisë raporto ditën e sotme i 661 raste të reja dhe 13 humbje jete./Gazetareforma.com/