Skip to content
Bota

Tjetër sulm në Francë, qëllohet me armë gjahu prifti ortodoks

· 1 min lexim

Duket se Franca nuk po gjen dot qetësi pas sulmeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur kohët e fundit.

Mbrëmjen e sotme u qëllua me armë zjarri një prift ortodoks në qytetin juglindor francez Lyon. Mësohet se agresori i sulmit është arratisur ndërkohë që policia rrethuar zonën dhe ka evakuar banorët.

Ministri i Brendshëm francez ka konfirmuar plagosjen e priftit, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Prifti me origjinë greke është qëlluar dy herë me armë gjahu rreth orës 4 të pasdites teksa ka qenë duke mbyllur kishën. Prifti tani është në një spital ku po trajtohet për plagët e marra ne bark.

Kujtojmë se para pak ditësh Franca u trondit nga dy sulme vdekjeprurëse me thikë, prerja e kokës e një mësuesi pranë Parisit dy javë më parë dhe vrasja e tre persona në një kishë në Nicë.

https://twitter.com/gattsthegreat/status/1322607590803677185?s=21