Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tjetër skandal në bashkinë e Vorës/ LSI bën denoncimin: Ky është i dënuari për veprën e rëndë penale!

12:22 18/02/2021
Reading Time: 3 min lexim

Pas rastit të Agim Kajmakut një tjetër skandal ndodh në bashkinë e Vorës.  Koordinatori i Lëvizjes Socialiste për integrim në Vorë, Vojo Bregu, ka denoncuar  anëtarin e komisionit të rivlerësimit nga tërmeti.

Bëhet fjalë për Durim Ibrahimin, i emëruar gjithashtu dhe në postin e këshilltarit të Bashkisë Vorë. Sipas Bgreut, Picari është me precedentë penalë, pasi është dënuar për një vepër të rëndë penale dhe në shkelje të ligjit merr një funksion publik.

“Më konkretisht, shtetasi Durim Ibrahimi i emëruar pas këtyre ndryshimeve të përmendura më lart në postin e këshilltarit të kryetarit të bashkisë së Vorës, rezulton person i dënuar me vendimin penal të formës së prerë numër 24/46, datë 21.09.2017 për veprën penale ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake’ .”, thuhet në denoncimin e LSI.

Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë që Partisë Socialiste i rezultojnë persona problematik me ligjin.  Në bashkinë  e Vorës është dhe rasti tjetër i njohur, ai i ish-kryebashkiakut Agim Kajmakut.

Së bashku me atë të Valdrin Pjetrit në Shkodër dhe disa kryebashkiakëve të tjerë të Partisë Socialiste, mbi ta rëndonin akuzat për shkelje të ligjit të dekriminalizimit. Akuza të cilat rezultuan të vërteta pas verifikimeve nga Prokuroria e Përgjithshme.

Denoncimi i plotë:

Përshëndetje!

Jemi këtu për të denoncuar skandalin e radhës në Bashkinë e Vorës. Mesa duket Rilindjes nuk i ndahet shpirti nga personat me të shkuar kriminale në të gjithë Shqipërinë dhe në zonën e Vorës në veçanti. Rasti që po paraqesim bën fjalë për emërimin anti ligjor të radhës kryer nga kryetari i pazgjedhur i Bashkisë së Vorës, Gentian Picari. Para disa ditësh në kemi denoncuar publikisht ndryshimin dhe shtimin e numrit të punonjësve në struktrurën e Bashkisë së Vorës. Ky ndryshim ka pasur si synim punësimin e militantëve të rilindjes si dhe njerëzve me precedentë të theksuar penalë.

Më konkretisht, shtetasi Durim Ibrahimi i emëruar pas këtyre ndryshimeve të përmendura më lart në postin e këshilltarit të kryetarit të bashkisë së Vorës, rezulton person i dënuar me vendimin penal të formës së prerë numër 24/46, datë 21.09.2017 për veprën penale ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake’.

Personi në fjalë, përveç rolit të këshilltarit, është caktuar nga kryetari i Bashkisë së Vorës, Gentian Picari dhe si anëtar i komisionit të rivlerësimit të dëmeve nga tërmeti.

Ky është dhe dokumenti që tregon që shtetasi Durim Ibrahimi, një person me precedentë penalë, jo vetëm shkel ligjin duke marrë një funksion publik por ka dhe kompetencën të vlerësojë dhe rivlerësojë dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Shtetasi Durim Ibrahimi pikësëpari ka menduar t’i kthejë nderin kryetarit të bashkisë që e ka emëruar në kundërshtim me ligjin. Pikërisht në ushtrim të detyrës për rivlerësimin e dëmeve, punën e ka nisur me banesën e xhaxhait të kryetarit të Bashkisë, zotit Sherif Picari.

Në vlerësimin e parë, banesa e shtetasit Sherif Picari është vlerësuar në nivelin e dëmtimeve DS1. Sipas këtij niveli bazuar në VKM-në përkatëse, zoti Picari do të merrte maksimumi 1 milionë lekë të vjetra. Por pas rivlerësimit të bërë nga Durim Ibrahimi, banesa e shtetasit Sherif Picari çuditërisht, ka kaluar në nivelin DS5.
Ky kapërcim i paligjshëm i jep mundësinë zotit Sherif Picari që nga 1 milionë lekë të vjetra, minimalisht të përfitojë 24 milionë ose maksimalisht 34 milionë të vjetra, bazuar në sipërfaqen e banesës, gjithmonë sipas VKM-së përkatëse.

I bëjmë thirrje SPAK-ut, që të fillojë menjëherë hetimet për këtë rast të faktuar, pasi ky nuk është rasti i vetëm në Bashkinë e Vorës. Ne kemi denoncuar dhe ju sigurojmë që do të vijojmë të denoncojmë çdo rast abuzimi, në mënyrë që çdo qytetar të dëmshpërblehet në vlerat reale të dëmeve që ka pësuar dhe jo sipas lidhjes fisnore me kryetarin e bashkisë.

Ndaj në 25 prill, qytetarët e Vorës dhe të gjithë Shqipërisë duhet të votojnë për të larguar nga karriget e pushtetit këtë bandë kriminale që i diferencon qytetarët sipas teserës dhe lidhjes farefisnore.

Të gjithë shqiptarët janë të barabartë përpara ligjit!
Faleminderit!

Etiketa: Tjetër skandal në bashkinë e Vorës/ LSI bën denoncimin: Ky është i dënuari për veprën e rëndë penale!

Të lidhura

Kreu parakalim të rrezikshëm në aksin ‘Lezhë-Milot’, gjobitet shoferi
Aktualitet

Kreu parakalim të rrezikshëm në aksin ‘Lezhë-Milot’, gjobitet shoferi

Një drejtues automjeti është ndëshkuar nga Policia Rrugore me një gjobë prej 100 mijë lekësh, pasi kreu një parakalim të...

12:49 09/06/2025
Iu merrnin lekë qytetarëve për parkimin e makinave pa pagesë, arrestohen 2 persona
Aktualitet

Mbanin kokainë, kanabis e ekstazi! Goditet grupi në Lezhë, 6 të arrestuar

Policia e Lezhës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, këtë herë në zonën bregdetare të Shëngjinit....

12:14 09/06/2025
Para

Kosova lë pas Shqipërinë, plan konkret rimëkëmbjeje për arsimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kreu parakalim të rrezikshëm në aksin ‘Lezhë-Milot’, gjobitet shoferi

Kreu parakalim të rrezikshëm në aksin ‘Lezhë-Milot’, gjobitet shoferi

12:49 09/06/2025
Iu merrnin lekë qytetarëve për parkimin e makinave pa pagesë, arrestohen 2 persona

Mbanin kokainë, kanabis e ekstazi! Goditet grupi në Lezhë, 6 të arrestuar

12:14 09/06/2025
Shfaqet murtaja në Bulqizë, ngordhin 150 bagëti në Martanesh

Shfaqet murtaja në Bulqizë, ngordhin 150 bagëti në Martanesh

11:59 09/06/2025
Shqiptari qëllohet me plumb në kokë, 59-vjeçari në gjendje kritike

Shqiptari qëllohet me plumb në kokë, 59-vjeçari në gjendje kritike

11:40 09/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.