Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

TIMS nxjerr sheshit të “palarat” dhe rrëzon Ahmetajn/ Fluturimet përkojnë me datat e hoteleve të paguara nga Zoto

17:39 20/12/2022
Reading Time: 2 min lexim

Pak ditë më parë, ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ngriti dyshime për vërtetësinë e provave të publikuara nga gazetari Adriatik Doçi.

Ahmetaj tha se faturat e hoteleve të publikuara ditët e fundit, nuk janë origjinale. “Nuk janë dokumente origjinale. As kam udhëtuar e as kam përdorur kartën e ndokujt. Nuk kam asnjë lidhje me procedurën. Nuk kam udhëtuar kurrë me Zoton dhe as kam përdorur kartën. Një tufë me media i marrin të mirëqena letrat”.

Por si qëndron e vërteta e këtij pretendimi të ish zv.kryeministrit të Shqipërisë, i cili është një nga personat që ka dhënë dakordësinë dhe më pas ka firmosur për inceneratorin e Elbasanit dhe atë Fierit.

Top Channel ka publikuar hyrjet dhe daljet e Arben Ahmetajt, nëpërmjet sistemit TIMS. Duke iu referuar provave që ka paraqitur gazetari Adriatik Doçi, rezulton se udhëtimet e Ahmetajt janë në të njëjta data dhe destinacione sipas hoteleve që ka rezervuar shtetasi në kërkim Klodian Zoto.

Në e-mailet e kompjuterit të Zotos, për të cilën prokurorët e SPAK nuk i panë, sipas kallëzimit të gazetarit Doçi, prova 2 tregon rezervimin e hotelit “Principe di Savoia” në Milano për datat 20 deri në 22 qershor 2014, për Arben Ahmetajn.

Nëse i referehohesh sistemit TIMS të siguruar nga Top Channel, ish-ministri ka udhëtuar pikërisht në këto data në Milano, pra ka shkuar në 20 qershor dhe është rikthyer në 22 qershor 2014 në Tiranë.

Vijojmë me provën numër 3, për rezervimin e hotelit Mandarine në Milano, ku vetëm për 1 natë nis çmimi mbi 1500 euro. Data e rezervimit është 9 shtator 2016 për bashkëjetuesen e Ahmetajt, Erjola Hoxha. Nëse shohim sistemin TIMS, ish-ministri ka udhëtuar pikërisht në këtë datë drejt Milanos, në aeroportin e Bergamos në 9 shtator 2016.

Në provën 4 të paraqitur nga gazetari Adriatik Doçi, Zoto ka rezervuar një hotel te “Sans Suice” në Vjenë për datën 21 shkurt 2014. Pikërisht në këtë datë, Ahmetaj udhëton drejt Vjenës, sipas sistemit TIMS.

Në provën 5, te depozituar në kallëzim, flitet për një rezervim hoteli me 5 yje në Bukuresht, në datën 13 qershor 2017 mbërritje.

Në sistemin TIMS, Ahmetaj ka dalë në datën 13 qershor 2017 nga pika kufitare e Kapshticës me makinën tip “Range Rover” me targa AA 908 PY, për të udhëtuar më pas nga Maqedonia e Veriut drejt Rumanisë.

Datë kthimi nuk ka për ish-ministrin e Financave, pasi në ditën e kthimit ai është aksidentuar në pikën kufitare Tabanoc – Kumanovë, pikërisht me makinën që kishte udhëtuar drejt Bukureshtit. Fotot e qarkulluara në internet, tregojnë targën e makinës, që Ahmetaj ka përdorur në këtë udhëtim.

Të gjitha udhëtimet e Arben Ahmetajt janë lehtësisht të verifikueshme, mjafton që dy prokurorët e SPAK, Klodian Braho dhe Ened Nakuçi të verifikonin sistemin TIMS dhe të dërgonin një letër-porosi te hotelet ku ka paguar Zoto dhe ka qëndruar Ahmetaj me bashkëjetuesen e tij.

Por mesa duket, dy prokurorët e SPAK që akuzohen për devijim hetimesh dhe shpërdorim detyre, nuk i kanë parë këto e-maile që fundosin ish zv.kryeministrin Ahmetaj./Tch

Të lidhura

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran
Bota

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran

Izraeli ka paralajmëruar një valë të re sulmesh masive në Teheran, ndërsa tensionet me Iranin kanë hyrë në ditën e...

20:00 17/06/2025
257 mijë mjete debitore rrezikojnë marrjen e shërbimeve nga DPSHTRR
Aktualitet

257 mijë mjete debitore rrezikojnë marrjen e shërbimeve nga DPSHTRR

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka rikujtuar se mjetet që kanë detyrime të papaguara për taksën vjetore...

19:51 17/06/2025
Para
Kreu i SPAK/ Berisha: Garë mes klaneve mafioze në PS, Ramës dhe Veliajt

Kreu i SPAK/ Berisha: Garë mes klaneve mafioze në PS, Ramës dhe Veliajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran

20:00 17/06/2025
257 mijë mjete debitore rrezikojnë marrjen e shërbimeve nga DPSHTRR

257 mijë mjete debitore rrezikojnë marrjen e shërbimeve nga DPSHTRR

19:51 17/06/2025
“Dashuria e shekullit”/ Përplasja në sallën e gjyqit mes Hoxhës dhe Alibejt për Megi Kilën

“Investuam gjithçka te 530 kg kokainë”/ Alibej në GJKKO: Suel Çela donte largimin e Endritit

19:28 17/06/2025
Shifrat zyrtare të viktimave dhe të plagosurve sipas Izraelit, evakuohen mbi 2700 persona

Shifrat zyrtare të viktimave dhe të plagosurve sipas Izraelit, evakuohen mbi 2700 persona

19:16 17/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.