Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Thyerjet dhe rivaliteti me ish-kreun e PS, rrëfimi i Metës: Ju tregoj takimin e fundit me Fatos Nanon!

00:12 05/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Presidenti i Republikës Ilir Meta, si rrallë herë ka rrëfyer gjatë një emisioni televiziv raportet e tij ish-kreun e PS-së dhe ish-kryeministrin Fatos Nano dhe arsyet e ndarjes.

“Nuk mendoj se ka qenë çështje e raporteve personale. Gjithmonë kemi bashkëpunuar, apo kemi pasur debate për çështje të ndryshme. Unë besojë se në fund të ditës sjellja ime ndaj tij, si ndaj gjithë të tjerëve ka qenë shumë korrekte.

Unë e kam bërë të qartë këtë gjë, thyerja jonë erdhi për arsye sepse Nano për arsye nga më të ndryshmet, nuk besoj që sot këtu është vendi për t’i analizuar, humbi përkushtimin që duhej për integrimin europian të vendit. Ne bëmë një marrëveshje, ai u bë Kryeministër, kurse unë zv/Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm.

Presidentin vendosëm t’ia jepnim, ose ta vendosnim me Partinë Demokratike. Pikërisht, për të zhbllokuar atë ngërç që u krijua për çështjen e integrimit të vendit dhe për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe unë do të ndiqja marrëveshjen.

Por, sapo marrëveshja u hap mbas kësaj zgjidhje që u bë, ku kuptohet, që unë mendoj se luajta rol kryesor, qeveria nuk po përmbushte ato angazhimet që duhet të përmbushte, për sa i takonte integrimit europian të vendit, nuk po bënte ato reforma që duhet të bënte.

Takimi fundit me Nanon? Nuk mendoj se ishte shumë i tensionuar, pasi unë kam qenë i qartë në mënyrë të vazhdueshme për gjërat që duhet të bëheshin. Është një figurë politike me të cilin kemi pasur raporte të ndryshme, apo dhe debate”.

“Unë mendoj, që nëse ai do të kishte pasur më shumë vullnet dhe do të kishte dashur t’i dëgjonte të vërtetat më shumë, padyshim, që do të kishte pasur një kontribut shumë herë më të madh në historinë e vendit. Shqipëria sot do të ishte në një situatë krejt tjetër, në raport të paktën me Bashkimin Europian. Është i padiskutueshëm roli i tij në hapjen e Partisë Socialiste në vitet e para.

Edhe në qëndresën që ka mbajtur gjatë periudhës të burgut politik, edhe me mbrapa ka bërë përpjekje pozitive për të ndihmuar në zgjidhjet politike, kanë qenë vitet të vështira. Por, mendoj që në vitin 2004 dhe në vitin 2005, u dha tërësisht mbas pushtetit dhe ky besoj ishte gabimi i tij kryesor” , deklaroi Meta./Gazetareforms.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Fatos NanoIlir Metarrëfimi

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

Vend-parkimet e invalidëve në Tiranë të uzurpuara, askush nuk mban përgjegjësi!

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip