Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Thirrja e Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar: Aplikim subvencionesh në bujqësi

09:00 19/01/2024
Reading Time: 2 min lexim

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH) kërkon aplikimin e subvencioneve për njësi prodhimi në bujqësi. Në një dokument dërguar Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, KASH sugjeron subvencione për njësi prodhimi sipas cilësisë, fillimisht për ullirin dhe vajin e ullirit, si dhe në blegtori, për qumështin dhe mishin. KASH e vlerëson financimin për njësi prodhimi si një mekanizëm më efikas të subvencionimit të bujqësisë, blegtorisë dhe agropërpunimit.

Në vitet e fundit, prodhimi në sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë është shfaqur në stanjacion. Ekspertët vlerësojnë se kjo ka ardhur si rezultat i shpopullimit të zonave rurale, rritjes së kostove për fermerët, por edhe i politikave të gabuara shtetërore, si ndërprerja e rimbursimit të TVSH-së për prodhimin që tregtarët dhe agropëprunuesit mbledhin nga fermerët vendas. KASH vëren se ky është një problem madhor që ka dëmtuar konkurrueshmërinë e prodhimit vendas dhe ka ndikuar negativisht ecurinë e prodhimit bujqësor dhe blegtoral.

Ndërsa bujqësia ka hyrë prej vitesh në një cikël të rënies së kontributit të vet në ekonominë e vendit, KASH këmbëngul që shpëtimi i këtij sektori kërkon angazhimin e burimeve më të mëdha financiare nga qeveria shqiptare. Sipas përllogaritjeve KASH, buxheti i MBZHR për vitin 2024 duhet të rritet me 90 milionë euro, për t’iu përgjigjur nevojave minimale të mbështetjes së bujqësisë në vend. Gjithashtu, KASH nënvizon nevojën urgjente për të riaktivizuar programin IPARD si burimi kryesor i financimit të bujqësisë, nëpërmjet një analize kritike të problemeve që çuan në pezullimin e disbursimit të fondeve të Bashkimit Europian.

KASH gjithashtu kërkon një sërë ndryshimesh ligjore që do të ndihmonin zhvillimin bujqësor, si amendimin e ligjit “Për shoqëritë e Bashkepunimit Bujqësore”, apo amendimin e ligjit “Për Ullirin dhe cilësinë e vajit të ullirit” dhe nxjerrjen e disa akteve nënligjore për konsolidimin e cilësisë së produktit. Gjithashtu, KASH kërkon fillimin e punës për hartimin dhe zbatimin e një strategjie rajonale dhe kombëtare të përpunimit të mbetjeve organike në zonat rurale. KASH gjithashtu ka nënvizuar se shpopullimi i zonave rurale dhe rritja e kostove të prodhimit kërkon një rritje të investimeve për rritjen e nivelit të mekanizmit dhe inovacionit në bujqësi.

Përdorimi dhe mosha mesatare e pjesës më të madhe të traktorëve e kombajnave i kalon 25 vite pune dhe sipas përllogaritjeve të amortizimit, këto mjete duhet të kishin dalë jashtë përdorimit. Nga ana tjetër, edhe parcelizimi tejskajshëm i tokës rrit ndjeshëm kostot e punimeve të mekanizuara. Një problematikë e ngjashme ekziston edhe për linjat ekzistuese të përpunimit të lëndëve të para blegtorale. KASH vëren se mundësitë e fermerëve për blerjen e mjeteve të reja bujqësore janë të limituara. Shumë mjete që janë në gjendje pune nuk kanë targa dhe janë me borxhe të pashlyera, ndërkohë, qendrat e agroservisit për riparimin e mjeteve bujqësore nga 54 që kanë qenë janë reduktuar tashmë në 13./Monitor

Etiketa: aplikimbujqësiKASHKëshilli i Agrobiznesit Shqiptarmishiqumeshtisubvencioneullirivajivend

Të lidhura

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet
Aktualitet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

Me vetëm 64 kuti votimi të pambyllura nga 5,225 në total, përbërja e re e Kuvendit po merr formën përfundimtare....

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe
Aktualitet

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ndërsa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkon drejt përfundimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

20:36 13/05/2025
Para
Pas takimeve me përfaqësuesit e OSBE, mblidhte Komisioni i Reformës Zgjedhore

Pas takimeve me përfaqësuesit e OSBE, mblidhte Komisioni i Reformës Zgjedhore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.