Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria

22:15 29/06/2022
Reading Time: 2 min lexim

Mbrëmjen e sotme deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv ka folur në lidhje me arsyet e largimit nga kabineti qeveritar, ku ishte zëvendësi i kryeministrit Edi Rama. Braçe tha se ka qenë zgjedhja e tij që të mos ishte më në qeveri gjë që ia ka parashtruar kryeministrit, por ka folur edhe për “thika pas kurrizit”.

Gjithashtu deputeti tha se ka gjëra që nuk kanë dalë në dritë dhe ndoshta kjo gjë do të ndodhë me kohën, por nuk mund të qëndronte në një pozicion ku shumë gjëra nuk i pëlqenin. Ndër të tjera  ai tha  se pati edhe një fushatë të madhe për shkak të një çështje penale nga SPAK-u përkundrejt një kryetari bashkie, që u hodh mbi të.

“Jemi në dritën e një gjyqi, që ka nxjerrë të vërtetën në publik dhe unë s’kam të bëjë fare. Në atë periudhë s’mund të ndaja qeverinë me një person që e nxiste këtë gjë. Edi Rama ishte i qartë për çështjen, por në të tilla kushte s’kishte vend për dy, kishte vend vetëm për një,“- tha Braçe ndër të tjera.

Prononcimi i plotë:

Ishte zgjedhja ime që të mos isha në qeveri. Ka shumë arsye, një pjesë janë konsumuar mes meje dhe kryeministrit. Janë disa gjëra që mbase koha mund t’i tresë apo t’i nxjerrë në dritë më vonë. Janë disa gjëra që lidheshin me mua, që ia kam komunikuar kryeministrit. Në fund ishte zgjedhje e imja që duhej respektuar. Kishte shumë gjëra që s’më pëlqenin, gjithmonë në raport me mua. Një prej elementëve janë këto thikat pas kurrizit. Jemi pothuajse në të njëjtat ditë. Pati një fushatë të madhe në atë moment edhe për shkak të një çështje penale nga SPAK-u përkundrejt një kryetari bashkie, që padrejtësisht, tërësisht në mënyrë të rreme, por e nxitur politikisht edhe nga brenda, u hodh mbi mua mbi kurriz. Jemi në dritën e një gjyqi, që ka nxjerrë të vërtetën në publik dhe unë s’kam të bëjë fare. Në atë periudhë s’mund të ndaja qeverinë me një person që e nxiste këtë gjë. Edi Rama ishte i qartë për çështjen, por në të tilla kushte s’kishte vend për dy, kishte vend vetëm për një. Janë shumë gjëra që mendova se mund t’i ndryshoja nga brenda. Për një periudhë 7-mujore deri në tërmetin që i ndodhi vendit, gjërat po shkonin në hullinë e duhur, po mundoheshim të vendosnim një disiplinë dhe rregull, dhe nxitjes së një kulture pune në zyrat e shtetit. Tërmeti e bëri qeverinë më të gjerë dhe disa nga elementët që i kisha trajtuar gjatë vjeshtës së atij viti, që kishin të bënin me politika fiskale dhe politika ekonomike në dëm të bujqësisë dhe shtresave të varfra dhe të mesme, që tani po provohen të dëmshme, u prodhuan kushtet që të kishte stanjacion, në favor të këtyre njerëzve. Ditën që jam larguar e kam falënderuar Ramën për lirinë që më lejoi brenda qeverisë. Gjatë dy viteve e gjysmë kam pasur komunikim me të. Kisha liri të kundërshtoja dhe të mos firmosja në raste të caktuara.

Të tjera

Shqipëria sërish në vijën e zjarrit? Sulmet ndaj bazave perëndimore dhe hija e Ashraf 3
Aktualitet

Shqipëria sërish në vijën e zjarrit? Sulmet ndaj bazave perëndimore dhe hija e Ashraf 3

Lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi dhe sulmet me dron ndaj bazave perëndimore...

16:13 02/03/2026
80 vite për ta përfunduar? Skandali absurd i apartamenteve të shitura në ajër në Durrës Marina
Aktualitet

80 vite për ta përfunduar? Skandali absurd i apartamenteve të shitura në ajër në Durrës Marina

Që në ditën e parë ky projekt u shit si mrekullia ekonomike e dekadës. Miliarda euro investime, mijëra vende pune,...

12:20 02/03/2026
Para
Horoskopi sot, 30 qershor 2022

Horoskopi sot, 30 qershor 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria sërish në vijën e zjarrit? Sulmet ndaj bazave perëndimore dhe hija e Ashraf 3

Shqipëria sërish në vijën e zjarrit? Sulmet ndaj bazave perëndimore dhe hija e Ashraf 3

16:13 02/03/2026
80 vite për ta përfunduar? Skandali absurd i apartamenteve të shitura në ajër në Durrës Marina

80 vite për ta përfunduar? Skandali absurd i apartamenteve të shitura në ajër në Durrës Marina

12:20 02/03/2026
582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës, dita e bashkimit shqiptar

582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës, dita e bashkimit shqiptar

11:06 02/03/2026
Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje

Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje

12:46 01/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.