Skip to content
Bota

Tetë të prekur nga Coronavirusi në SHBA, qeveria shpall gjendjen e Emergjencës

· 1 min lexim

SHBA ka shpallur gjendjen e Emergjencës shëndetësore publike dhe u ka bërë thirrje qytetarëve  të mos bëjnë asnjë udhëtim drejt Kinës.

Deri më tani janë konfirmuar tetë raste me të infektuar nga Coronavirusi.

Rasti i fundit është ai i një studenti nga Boston, i cili kishte qenë në Wuhan të Kinës.

Po ashtu, linjat ajrore kanë pezulluar fluturimet SHBA-Kinë, ndërkohë që SHBA ka bërë evakuimin e 195 amerikanëve që ndodheshin në Kinë.

Deri më tani virusi vdekjeprurës ka shkaktuar 304 viktima dhe ka infektuar 14 mijë e 380.

Këto janë të dhënat zyrtare, por aludohet se numri i të prekurve mund të jetë shumë më i madh.