Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tërmeti në Turqi/ Sa rrezikohet Shqipëria nga lëvizja e pllakave? Sizmologu: Situata e qëndrueshme por…

18:30 30/10/2020
Reading Time: 2 min lexim

Turqia dhe Greqia ishin sot viktima të një goditjeje të fortë sizmike e cila ka lënë pas shkatërrim edhe vdekje, madje u shoqërua edhe me cunam në zonat bregdetare.

Tërmeti që goditi këtë paradite të premteje dy shtete të Ballkanit, më konkretisht qytetin turk të Izmirit, i cili u trondit nga një sizmë me magnitutë 7 ballë të shkallës Rihter, por edhe Greqia, në fakt nuk janë larg vendit tonë.

Nga të dhënat e deri tanishme, 6 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 220 të tjerë janë lënduar, e të paktën 20 pallate janë shembur.

Për të sqaruar lëkundjet në Turqi, por edhe për të treguar nëse vendi ynë është i rrezikuar të goditet nga një tërmet në orët në vijim, në “Top Talk” në “TCH”, ishte i ftuar sizmologu Edmond Dushi, i cili ka sqaruar këtë ngjarje.

Sipas tij, tërmeti që përfshiu Turqinë dhe Greqinë ishte më i fuqishëm se sa ai që preku Shqipërinë më 26 nëntor 2019, pasi sipas Dushit, po flasim për dy lëkundje të ndryshme në magnitutë.

Ai tha se, situata sizmike në Shqipëri paraqitet disi më e qëndrueshme. Dushi theksoi se, Shqipëria ashtu sikurse edhe vendet e tjera të rajonit, është zonë aktive tërmetesh dhe lëkundje sizmike sipas tij do të ketë herë pas here.

“Klasifikimi për sa i përket natyrës është tektonik i pastër, por për energjinë sizmike është tepër i fuqishëm. Nuk është i ngjashëm me tërmetin e 26 nëntorit, ky ka një magnitutë 7, ndërsa ai i 26 e ka pasur 6.4, të momentit, ka diferencë.

Aktualisht që flasim, përballemi me një situatë më të qetë sizmike. Kjo është normale, sepse energjia e çliruar nga tërmeti i vitit të kaluar ishte e madhe, korja e tokës në Shqipëri dhe më gjerë është ende aktive.

Është ende shpejt të themi që kemi një cikël normal, sepse ne këtë e presim në 30 e më shumë vjet. Kjo nuk do të thotë që gjatë gjithë kohës presim tërmete. Shqipëria është një zonë aktive me tërmete, prandaj do të ketë herë pas here”,- tha Sizmologu.

/Burimi: TCH/ GazetaReforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: pllakaShqiperiatermetiturqi

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para

Mbyllja e Universiteteve/ Procesi mësimor bëhet online, studentët e revoltuar paralajmërojnë protestë!

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip