Skip to content
Të Gjitha

Tërmeti i 26 nëntorit\ Grida Duma: “Fatkeqësi e madhe, ata që mbetën e kanë më të vështirë se ata që ikën”

· 2 min lexim

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma, ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Mos i fol shoferit”.

Ndër të tjera, Duma është ndalur edhe te fatkeqësia e 26 nëntorit, tërmeti që shkaktoi 51 viktima e la mijëra të pastrehë.

Ajo përveçse e sheh atë si një fatkeqësi të madhe natyrore,  gjithashtu e cilësoi edhe si një katastrofë njerëzore.

Më tej, Grida Duma, duke e konsideruar shumë të vështirë jetën në vendin tonë, tha se ndonjëherë ata që rrinë e kanë më të vështirë se ata që ikin.

Deklarata e plotë

Fatkeqësi e madhe, fatkeqësi natyrore, por edhe një katastrofë njerëzore.

Jetët e humbura janë të parat.

Aq e dhimbshme është kur humbin jetë, në kushte kur mendon se nuk i ndihmon dot, sidomos në ato momente kur mendon se janë gjallë poshtë rrënojave.

Është dhimbje për secilin, për këdo që e ndjek nga larg apo nga afër.

Është një traumë e madhe sepse çdo njeri solidarizohet dhe mendon sikur të ishte vet aty.

Nuk është thjesht si shpirt i madh njerëzor, është edhe shpirt egoist njerëzor.

Por nga ana tjetër, ata që mbeten e kanë më të vështirë se ata që ikin.

Duket sikur ata që ikin shpëtojnë në një farë mënyre nga një botë, në të cilën , sidomos në Shqipëri, është e vështirë për të jetuar.”

Më herët, Duma është shprehur në intervista të tjera se BE-në e sheh si zgjedhjen e vetme të situatës aktuale të vendit tonë.