Skip to content
Të Gjitha

Tërmeti godet vendin, lëkundjet ndihen në disa zona

· 1 min lexim

Një tërmet me magnitutë 3.1 është regjistruar sot rreth orës 09:38. Epiqendra e tërmetit ishte në zonën e Fushë Krujës, ku lëkundjet janë ndjerë edhe nga banorët e zonave përreth.

Fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale.

Sipas ekspertëve, lëkundjet e tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit do të vazhdojnë të ndjehen për disa muaj, ndaj nuk ka vend për panik

Më 26 nëntor, Shqipëria u godit nga një tërmet 9 ballë i shkallës Rihter, i cili u mori jetën 51 personave dhe dëmtoi qindra shtëpi, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik.