Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tërmeti 26 nëntorit / Prokuroria mbyll hetimet për të pandehurit, dosja kalon në Gjykatën e Durrësit (EMRAT)

14:32 20/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Ndërkohë që vetëm një javë na ndan nga tërmeti i 26 nëntorit të një viti më parë, që preku kryesisht zonën e Durrësit dhe Thumanës, Prokuroria ka mbyllur hetimet, ndërsa dosja i ka kalaur për gjykim Gjykatës së Durrësit.

Po ashtu për gjykim janë marrë 16 persona, kryesisht pronarë të objekteve ku tërmeti kolapsoi godinat dhe humbën jetë shumë njerëz.

Kujtojmë se për shkak të tërmetit të vitit të kaluar 6.4 ballë, humbën jetën 51 persona si dhe u plagosën qindra të tjerë, pa llogaritur dëmet e shumta materiale.

Vendimi:

Në përfundim të hetimit të procedimit penal nr. 2466, të filluar në datën 29.11.2019, në ngarkim të:

Ka rezultuar se:

Me datë 29.11.2019, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, ka regjistruar kryesisht procedimin penal Nr.2466, viti 2019, pasi me datë 26.11.2019, në orën 03:54, në Durrës ka rënë një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës righter, i cili ka zgjatur rreth 30 sekonda.

Si pasojë e këtij tërmeti u dëmtuan një numër i konsiderueshem banesash dhe objektesh të tjera, si dhe kanë gjetur vdekjen 23 persona në territorin ne te cilin ushtrone veprimtarine Prokuroria prane Gjykates se shkalles se pare Durrës.

Hetimet kanë filluar pasi dyshohej se dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat në vdekjen e njerëzve kanë ardhur edhe si shkak i ndërtimeve të kryera pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimeve, si dhe për shkak të ndërtimeve të kryera pa lejen e organeve kompetente. Po kështu ka dyshime se këto pasoja kanë ardhur edhe si shkak i kryerjes apo moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues, mbikëqyrës dhe kolaudatorë të këtyre ndërtimeve, si dhe nga moskryerja e detyrës nga nëpunësit shtetërorë dhe publik të ngarkuar me kontrollin e mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve.

Objektet në të cilat u shkaktuan pasoja në jetën e njerëzve ishin objektet si më poshtë vijon:

– Objekti banesë private katër katëshe e familjes “LALA”, lagjia nr.17, rruga “Mihal Rama”, Durrës, nga shembja e të cilit kanë humbur jetën shtetasit Marjeta Lala, Amelja Lala, Emilio Lala, Enis Lala, Dionisa Lala, Sehadete Lala, Ilir Lala dhe Grisilda Lala.

– Objekti i banimit 6-katësh, pallati nr.1650, (Pallati i Konomëve), afër ish-“Kryqit të Kuq”, lagjia nr.18, Durrës, nga shembja e të cilit kanë humbur jetën shtetasit Eduart Reçi, Dolora Reçi, Kristi Reçi, Klaus Reçi, Rozeta Meçaj, Diena Karanxhaj dhe Esiela Karanxhaj.

– Objekti “Hotel Tropikal”, lagjia nr.13, Durrës, nga shembja e të cilit kanë humbur jetën dy shtetas kosovarë (dy vëllezërit Shemsedin Abazi dhe Isah Abazi).

– Objekti “Hotel Mira Mare”, lagjia nr.13, Durrës, nga shembja e të cilit kanë humbur jetën shtetasit Sotiraq Misha dhe Evjola Broshka.

– Objekti i banimit 6-katësh, pallati nr.1032, i ndodhur në rrugën “Shoqëria Bashkimi”, lagjia nr.6, Durrës, nga shembja e të cilit kanë humbur jetën shtetaset Nafije Rexhepi dhe Zhulieta Gjana.

– Objekti pesë katësh “Hoteli Nr.4”, “Shtëpia e Pushimit të Ministrisë së Brendshme”, lagjia nr.13, plepa, Durrës, nga shembja e të cilit ka humbur jetën shtetasi Bajram Hajdarmetaj, me detyrë pedagog në Akademinë e Rendit, i cili ishte akomoduar atë natë në këtë objekt.

Me konkretishte nga ana e organit te akuzes u dërguan për gjykim në funksion të çështjes penale nr. 2466, viti 2019, të pandehurit si vijon:

Ramiz Shehu, të akuzuar sipas nenit 85 tetë herë të Kodit Penal,

Nevjana Isufi, të akuzuar sipas nenit 186/1 të Kodit Penal,

Abdulla Osmani, të akuzuar sipas nenit 85 dy herë të Kodit Penal,

Ruzhdi Xheka, të akuzuar sipas nenit 85 dy herë të Kodit Penal,

Arben Isaku, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

Aldo Dakoveli, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

Artur Terziu, të akuzuar sipas nenit 186/1 dhe 199/a/3 të Kodit Penal,

Artur Çela, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

Klajdi Lame, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

Flamur Gjuzi, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

Albrend Qetka, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

Skerdi Bello, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

Artenis Malko, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

Kujtim Hasa, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

Si dhe do kërkohet:

– Pushimi i ndjekjes penale për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Defrim Celami.

– Pushimin e ndjekjes penale për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Ahmet Doda./GazetaReforma.com/

Etiketa: dosjagjykata e durresitMbyllja e hetimeveprokuroriatermeti i 26 nentorit

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para

700 policë të infektuar me covid-19 që nga fillimi i pandemisë, 10 kanë ndërruar jetë (BILANCI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.