Skip to content
Të Gjitha

Tërhoqi nga xhaketa të moshuarin për tre kokrra limoni, tregtarit te Pazari i Ri i hiqet leja

· 1 min lexim

Një skenë e shëmtuar u regjistrua dy ditë më parë te “Pazari i Ri” në Tiranë.

Një tregtar tërhoqi nga xhaketa një të moshuar, pasi dyshonte se kishte ikur pa paguar.

Shkak për skenën e turpshme u bënë 3 kokrra limoni për blerjen e të cilave i moshuari kishte paguar 2 mijë lekë të vjetra.

Pas debatit, tregtari i kërkoi të moshuarit që të largohej nga tregu.

Ndërkohë mësohet se Policia Bashkiake, i ka hequr lejen e shitjes tregtarit.

Lajmi është konfirmuar edhe nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Kryeqyteti po kalon një sfidë të jashtëzakonshme, por kjo NUK është arsye që të humbasim njerëzillëkun e të vëmë fitimin para humanizmit! Subjektit GK, ku u dhunua i moshuari dje, IU HOQ LEJA E HAPËSIRËS – le të rrijë në karantinë disa kohë sa të rifitojë njerëzillëkun”, shkruan Veliaj.