Tentuan të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, 297 shqiptarë kthehen mbrapsh në Kapshticë
Policia kufitare në Kapshticë ka proceduar penalisht 19 persona.
Gjithashtu janë kthyer mbrapsh 297 shtetas shqiptarë, të cilët nuk plotësonin kushtet e udhëtimit.
Konkretisht sipas policisë:
-12 raste të falsifikimit të vulave në pasaporta, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
– 5 raste të “Kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror”.
– 1 rast për “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”.
-1 rast për “Kundërshtim të punonjësit të policisë”.
Ndërkohë 4 persona kanë tentuar t’i shmangen kontrollit policor, duke dhënë identitet të rremë.
Me masë administrative janë proceduar 76 shtetas shqiptarë dhe 6 të huaj, për thyerje të dispozitave të ligjit për kontrollin kufitar.
Njëkohësisht janë kapur 920 shtetas të vendve të treta, të cilët tentuan të kalonin ilegalisht.
Puna për parandalimin e krimeve ndërkufitare dhe goditjen e paligjshmërisë do të vijojë edhe gjatë muajit mars me intensitet.