Skip to content
Të Gjitha

Tentoi ti ikte policisë, aksidentohet makina me sirianë

· 1 min lexim

Një mjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur pak minuta më parë në vendin e quajtur Cezmat e Senjishtit.

Sipas informacioneve të para në mjet kanë qenë 4 sirianë.

Burime bëjnë të ditur se drejtuesi i mjetit nuk i është bindur një prej pikave të kontrollit të policisë dhe kjo ka bërë që në ndjeke e sipër mjeti të dalë nga rruga.

Sipas informacioneve mësohet se nuk ka të lënduar ndërsa policia po zbardh të gjithë ngjarjen.

Drejtuesi i mjetit si dhe sirianët po shoqërohen drejt komisariatit./BW/