Skip to content
Kryesore

Tentoi të vjedhë banesën në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes

· 1 min lexim

Një person ka humbur jetën gjatë një tentative për vjedhje në një banesë në lagjen “18 Shkurti” në Fier.

Sipas informacionit, 40-vjeçari ende i paidentifikuar ka tentuar të hyjë në banesë për të vjedhur, por ka mbetur i bllokuar në dritare, ku gjysma e trupit i ka ngecur, duke i shkaktuar vdekjen.

Banesa trekatëshe i përket shtetasit Uan Lule, i cili prej një muaji ndodhet në Greqi pranë fëmijëve të tij. Sipas vëllait të tij, Nikollaq Lule, personi është gjetur i pajetë nga një fqinj që kujdesej për shtëpinë, i cili më pas ka njoftuar policinë.

Trupi është dërguar në morgun e Fierit, ndërsa policia po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.