Skip to content
Të Gjitha

Tentoi të vetëhidhet nga pallati në Tiranë, policia neutralizon 60-vjeçarin

· 1 min lexim

Një person në Tiranë ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga pallati te Uzina e Autotraktorëve.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:25 ku shtetasi me iniciale J.B 60 vjeç ka tentuar të hidhet nga lartësia për t’i dhënë fund jetës.

Ende nuk dihen shkaqet qe e kanë shtyrë 60-vjeçarin drejt këtij vendimi, por fatmirësisht policia ka arritur në kohë në vendngjarje dhe ka arritur ta bindë 60-vjeçarin që të zbresë poshtë.

Ndërkohë 60-vjeçari është dërguar në spital për kontroll shëndetësor.Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi I policisë
Informacion paraprak:

Më datë 03.09.2020, rreth orës 18:25, tek uzina autotraktoreve, shtetasi J.B., rreth 60 vjeç, dyshohet se ka tentuar të vetëhidhet nga lartësia, i cili u neutralizua nga shërbimet e Policisë dhe me pas u dërgua në spital për kontroll mjekësor.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.