Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Orikumit, pasi kishte nisur të ndërtonte një mur rrethues, në vijën bregdetare, në Radhimë, pa u pajisur më parë me lejen e organeve kompetente.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, 46-vjeçari, banues në Vlorë, akuzohet për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Ndërtoi pa leje në vijën bregdetare, në Radhimë, vihet në pranga 46-vjeçari.
Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e ndërtimeve, veçanërisht të atyre në zonat urbane dhe në ato bregdetare, shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, kanë goditur një tjetër rast të paligjshmërive në këtë fushë.
Gjatë kontrolleve u konstatua se një person kishte nisur të ndërtonte një mur rrethues, në vijën bregdetare, në Radhimë, pa lejen e organeve kompetente.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum arrestuan 46-vjeçarin, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprime të mëtejshme.
SPAK zbarkon në “Equos Resort”, zgjerohet hetimi për Allajbeun dhe Karathanos
SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë zgjeruar hetimet për koncesionet në fushën e shëndetësisë, duke vendosur në qendër të...







