Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tentativa e 35-të, deputetët sërish s’arrijnë të konstituojnë Kuvendin

12:23 21/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Për herë të 35-të me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet pas zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt.

Deputetët dështuan sërish të votojnë kryetarin e ri të Kuvendit, ndërsa mungesa e konsensusit politik ka lënë vendin prej më shumë se katër muajsh pa institucione funksionale.

Që prej nisjes së seancës konstituive më 15 prill, janë zhvilluar 27 përpjekje pa sukses për të ngritur komisionin që mundëson votimin e fshehtë të kryeparlamentarit, një procedurë që kërkon dakordësinë e PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Listës Serbe, të cilat vazhdimisht kanë refuzuar të propozojnë anëtarë.

Kandidatura e vetme, Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka marrë 61 votat e nevojshme në asnjë nga votimet e hapura, ndërsa partitë kundërshtare e shohin atë si një figurë përçarëse.

Ndërkohë, Vetëvendosja, fituese e zgjedhjeve këmbëngul se ka të drejtën kushtetuese për të propozuar kandidatin për kreun e Kuvendit dhe nuk tërhiqet nga emri i Haxhiut.

Çështja është tashmë në dorë të Gjykatës Kushtetuese, ku partitë opozitare të legjislaturës së kaluar kanë kërkuar pezullimin e seancave derisa të merret një vendim për ligjshmërinë e mënyrës së votimit.

Në një përpjekje për të zgjidhur ngërçin, LDK ka dalë me një plan prej 15 pikash për krijimin e një qeverie uniteti me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike. Por propozimi është hedhur poshtë nga Vetëvendosje, ndërsa PDK dhe AAK mbështesin formimin e një qeverie pa këtë forcë politike.

Pavarësisht alternativave të propozuara, rruga drejt formimit të Qeverisë mbetet e bllokuar për sa kohë Kuvendi nuk zgjedh kryetarin dhe pesë nënkryetarët e tij, hap i domosdoshëm për të kaluar në fazën e emërimit të ekzekutivit.

Përballë kësaj krize politike të zgjatur, faktori ndërkombëtar ka intensifikuar thirrjet për përgjegjshmëri dhe zhbllokim të institucioneve, ndërsa vendi përballet me sfida të rëndësishme të brendshme dhe ndërkombëtare.

Seanca e radhës pritet të mbahet më 23 qershor, por me të njëjtën përbërje dhe pa sinjale kompromisi, zgjidhja duket ende larg.

Etiketa: Deshton konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Të lidhura

Balona me ajër të nxehtë rrëzohet në Brazil, 8 të vdekur dhe disa të zhdukur
Aktualitet

Balona me ajër të nxehtë rrëzohet në Brazil, 8 të vdekur dhe disa të zhdukur

Një aksident tragjik me balonë ajri ka shkaktuar të paktën tetë viktima në jug të Brazilit, në rajonin e Santa...

16:33 21/06/2025
Sëmundjet e zemrës në rritje, mjekja: Nuk duhet të neglizhohen
Aktualitet

Sëmundjet e zemrës në rritje, mjekja: Nuk duhet të neglizhohen

Sëmundjet e zemrës vazhdojnë të jenë shkaktari kryesor i vdekjeve në Shqipëri, duke mbajtur një peshë të rëndë në statistikat...

13:55 21/06/2025
Para
‘Festa e Grurit’ mbledh qindra vizitorë në Pojan të Fierit

‘Festa e Grurit’ mbledh qindra vizitorë në Pojan të Fierit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Balona me ajër të nxehtë rrëzohet në Brazil, 8 të vdekur dhe disa të zhdukur

Balona me ajër të nxehtë rrëzohet në Brazil, 8 të vdekur dhe disa të zhdukur

16:33 21/06/2025
Sëmundjet e zemrës në rritje, mjekja: Nuk duhet të neglizhohen

Sëmundjet e zemrës në rritje, mjekja: Nuk duhet të neglizhohen

13:55 21/06/2025
Rregulla të reja në rrugët greke/ Çfarë ndëshkimesh sjell Kodi i ri

Rregulla të reja në rrugët greke/ Çfarë ndëshkimesh sjell Kodi i ri

13:43 21/06/2025
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet i riu në Fier

Arrestohen 2 vëllezërit që kanosën 30-vjeçarin në Tiranë

13:26 21/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.