Tensione në Rrjoll, përplasje me Policinë, 6 banorë shoqërohen pasi bllokuan “Gener 2”

Situata në Rrjoll të Velipojës është përshkallëzuar sërish këtë mëngjes, pasi banorët i dolën përpara makinerive të kompanisë “Gener 2” dhe bllokuan nisjen e punimeve për ndërtimin e resortit luksoz. Ngjarja ka sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të Policisë dhe shoqërimin e gjashtë personave.
Që në orët e para të mëngjesit, banorët i zunë pritë punonjësve të kompanisë në pronësi të Bashkim Ulajt, duke mos lejuar kalimin e mjeteve në zonën ku po zhvillohet projekti. Ata pretendojnë se prona u është grabitur dhe prej ditësh ndodhen në protestë të vazhdueshme, në një klimë të tensionuar dhe me përplasje të përsëritura me forcat e rendit.
Rreth orës 08:30, efektivët e Policisë mbërritën në vendngjarje dhe ndërhynë për të larguar banorët nga rruga, duke hapur kalimin për makineritë. Gjatë ndërhyrjes u shoqëruan në komisariat gjashtë persona, për rezistencë.
Mes tyre ndodhet edhe Luçiana Kokaj, e njohur për qëndrimin e saj aktiv në çdo protestë të zhvilluar në zonë, ku ka kërkuar publikisht mbrojtjen e të drejtave të banorëve.
Tensionet në Rrjoll mbeten të larta, ndërsa banorët paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen nga kundërshtimi i projektit që, sipas tyre, po ndërtohet mbi tokat që u përkasin. Situata në zonë vijon të jetë e brishtë.
Read next
“E afërmja ime ka qenë e martuar me burrin tënd, ti e di mirë”/ Elton Tozaj i kundërpërgjigjet Rezarta Shkurtës, këngëtarja reagon për akuzat e tradhtisë dhe lidhjen me Ergys Agasin
Përplasja publike mes këngëtares Rezarta Shkurta dhe Elton Tozajt ka marrë një tjetër kthesë, pasi të dy kanë…
Dy ditë nga vrasja e paralajmëruar e Arlinda Zekajt, kunati ende në arrati! Policia gjen armë, thika e sëpatë në banesën e tij
Dy ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, 49-vjeçares që kishte paralajmëruar shtetin se jeta e saj ishte në…
Vrasja e Arlindës trondit Kosovën, seancë e jashtëzakonshme! Kurti kërkon llogari: Paralajmëroi shtetin se do ta vrisnin, por nuk u mbrojt!
Vrasja e Arlinda Zekajt, e cila paralajmëroi shtetin se jeta e saj ishte në rrezik, ka çuar në…
Visar Mehmeti, deputeti i ri shqiptar në Serbi: Do të ngremë në Parlament problemet e Luginës së Preshevës, nga pasivizimi i adresave te mosnjohja e diplomave të Kosovës
Pas suksesit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në zgjedhjet parlamentare në Serbi, ku bashkimi i forcave politike…