Skip to content
Aktualitet

Tensione në Bulqizë, protestuesit hedhin shashka në drejtim të policisë

· 1 min lexim

Kanë mbetur më pak se 24 orë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, por situate në disa qytete nuk është aspak e mirë.

Pas bllokimit të KZAZ-ve në Shkodër dhe arrestimeve në Pogradec e Mallkastrë, një situatë kaotike po ndodh në Bulqizë.

Protestuesit kanë kundërshtuar votimet një partiake në zonën e tyre.

Ata janë mbledhur përpara KZAZ-së dhe kanë filluar të hedhin shashka në drejtim të policisë, e cila po ruan materialet zgjedhore.

Pamjet filmike janë publikuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha në profilin e tij në Facebook, ku shkruan se kryengritësit janë dhëmbë për dhëmbë me policinë e Edi Ramës.

Kujtojmë këtu që ish-kryeministri Sali Berisha, para pak ditësh u largua nga Shqipëria. Deputeti Kujtim Gjuzi tha nga srudioja e emisionit “Të paekspozuarit” se Berisha u largua për arsye shëndetësore, ku i uroi edhe shërim sa më të shpejtë.