Tensione mes trupës gjykuese, shtyhet edhe sot seanca gjyqësore ndaj Emiliano Shullazit
Për të disatën herë seanca gjyqësore ndaj Emiliano Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë ka dështuar sërish.
Kjo është e disata herë që seanca gjyqësore është shtyrë, por sot mësohet se shkak është bërë gjendja shëndetësore e gjyqtarit Arben Vrioni.
Ky i fundit është gjyqtari i tretë i caktuar nga KLGJ dhe gjykata e Apelit Durrës. Vrioni për arsye shëndetësore nuk mund të zhvillojë asnjë proces gjyqësor deri në 29 qershor.
Gilmando Dani mori fjalën ne seancë dhe i thotë gjyqtares Albana Boksi se si mund të ishte kaq e qetë kur ka dhënë vendim pro Ylvi Beqajt.
“Nuk mund të na gjykoni dhe ne”, i është drejtuar ai gjyqtares Boksi. Dani kërkon që të rikthehen mbrojtësit e tyre dhe të mos jenë më avokatë kryesisht. Seanca e radhës pritet të mbahet me 1 korrik ora 12:30.
Në seancën e shkuar mes të pandehurve dhe trupës gjykuese pati tensione.