Skip to content
Të Gjitha

Tenderi i sterilizimit, çfarë deklaroi Ilir Beqaj pasi doli nga SPAK

· 2 min lexim

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur ditën e djeshme në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, SPAK.  Beqaj është thirrur  lidhur me koncesionin e sterilizimit, hemodializës dhe kontrollit të detyrueshëm shëndetësor (Check-up).

Vlen të theksohet se sterilizmi, Check Up dhe hemodializa, janë 3 koncesione korruptive që ndër vite kanë zhvatur qytetarët shqiptarë me qëllim pasurimin e disa oligarkëve.

 “Nuk i druhem një hetimi penal”. Kështu deklaroi dje ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj pas daljes nga ambientet e SPAK. Ish-ministri u mor në pyetje për gati mbi 9 orë nga prokurorët në lidhje me tenderin e sterilizimit.

 “Jam personi që kam dijeni për rrethanat e çështjes që po ndjek prokuroria për sterilizimin. Kam dhënë dëshminë time para prokurorëve”. I pyetur nëse i druhet hetimit nga SPAK, ai u shpreh: “Jo nuk i druhem fare”.

Beqaj dha llogari para oficerëve të SPAK në cilësinë e deklaruesit në lidhje me koncesionin e sterilizimit, i cili po hetohet si një koncesion korruptiv në shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

 Kujtojmë që para 4 ditësh, Vilma Nushi, përfituesja e PPP “Check-up” me vlerë 130 milionë Euro, u paraqit  para SPAK për të dhënë llogari.  Rezulton se oligarkja e shëndetësisë shqiptare ka ‘punuar’ bashkë me Ilir Beqajn për të sajuar koncesionin  e “Check Up”.

Por, Vila Nushi edhe pse bashkëpunoi ngushte me Ilir Beqaj, i cili në atë kohë ishte ministër i Shëndetësisë, nuk e respektoi ‘kodin e heshtjes’.  Duket që Vilma Nushi që zhvati mjekësinë shqiptare, nuk do ta përjetojë përsëri ndjesinë e të qenurit në burg dhe është në gjendje të sakrifikojë edhe njerëzit e saj më të afërt.

Për të shpëtuar vetën e saj, Vilma e “Check Up” ka nxjerrë detaje dhe informacione që fundosin Beqajn.  Por tashmë që Vilma ‘shiti’ bashkëpunëtorin e saj të ngushtë në aferat korruptive, pritet të ndiqet zinxhiri i “tradhtive”.