Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Teknologjia në zgjedhje/ KQZ zgjedh kompaninë, ja si do të bëhet identifikimi biometrik i votuesve!

23:46 15/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, (KQZ), ka zgjedhur kompaninë e cila do të bëjë identifikimin elektronik në zgjedhjet e 25 prillit. Kompania e zgjedhur është “Smartmatic” dhe do të marrë 2 miliardë lekë për të implementuar në të gjithë vendin teknologjinë që do të kryejë procesin e identifikimit biometrik.

Në njoftimin e bërë nga KQZ thuhet se kjo kompani është e vetmja, e cila ka paraqitur dokumentacionin e kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku edhe ka paraqitur ofertën e saj për këtë proces.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në datën 14 janar 2021, përfundoi fazën e vlerësimit të ofertës dhe zgjidhjes teknike, të paraqitur nga operatori ekonomik “Smartmatic International Hlding B.V” pjesëmarrës në procedurën prokuruese me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikimin e tyre pas zgjedhor”.

Kompania Smartmatic International Holding B. V, brenda afateve ligjore paraqiti dokumentacionin, zgjidhjen teknike dhe ofertën ekonomike me vlerë: 19.975.774,23 USD pa T.V.SH dhe e konvertuar në lekë referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë për datën 23.12.2020 me vlerë: 2,016,354,627.56 lekë pa TVSH.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pas shqyrtimit të dokumentacionit, ofertës ekonomike dhe zgjidhjes teknike vendosi kualifikimin ofertës së paraqitur nga kompania Smartmatic International”, thuhet në njoftim. Ndërkohë, ka qenë eksperti i proceseve zgjedhore dhe ish- kryetari i KQZ, Kristaq Kume, i cili në një intervistë sqaroi mënyrën e përdorimit të teknologjisë në votime dhe se si do të bëhet identifikimi biometrik i zgjedhësve.

Ai u shpreh se votimi në zgjedhje do të bëhet në qendrat e votimit përmes përdorimit të teknologjisë, gjë që do të bëjë të mundur edhe llogaritjen e rezultatit. Ai u shpreh se çdo zgjedhës do të paraqitet në qendrën e votimit dhe do ti nënshtrohet identifikimit.

“Sa i takon identifikimit biometrik të zgjedhësve, dakordësia por edhe ajo çka është vendosur tashmë në Kodin Zgjedhor është që, ky proces të realizohet si i tillë në të gjithë territorin e vendit. Sipas asaj që është miratuar tashmë dhe KQZ ka filluar punën për ta realizuar, parashikohet që çdo zgjedhës që do të paraqitet në qendrën e votimit, kudo që të jetë kjo qendër votimi, do t’i nënshtrohet identifikimit biometrik. Përmes leximit elektronik të kartës së tij dhe po ashtu marrja e gjurmëve të gishtit për verifikimet nesër, pasnesër”, tha Kume./Gazetareforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: kqzTeknologjitezgjedhjet

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para

Gjenevë, paralajmërimi i fortë i OKB: Po shkojmë drejt një ngrohjeje të madhe globale!

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip