Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Teatri Kombëtar në zi, ndahet nga jeta aktori që luajti Qazim Mulletin tek “Prefekti”

10:25 04/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Jeta e aktorit Xhemil Tagani u shua sot në moshën 75-vjeçare Artisti i Teatrit Kombëtar lindi në Tiranë, më 6 shkurt 1945/

U dallua për zërin e tij karakteristik dhe interpretimin profesional te karaktereve. Diplomohet në vitin 1967 në Shkollën e Lartë për Aktorë “Aleksandër Moisiu”, dega “Aktrim”. Fillon punë si aktor në 1968 në Teatrit Popullor dhe mbetet pjesë e organikës së këtij institucioni derisa del në pension. Ka interpretuar mjaft role te dyta dhe episodike. U shqua për  aftësitë e tij organike për të krijuar karaktere të mëvetësishme, më së shumti të këqyrura nga anët komike e sarkastike të tyre, mbushur me vese, huqe, mangësi fizike e shpirtërore apo me gazmend, hare e shpoti pa të keq. Veti të tilla u vunë re në rolet që luajti në shfaqjet “Fytyra e dytë”, “Nën dritat e skenës”, “Duke u gdhirë viti 145, “Monserrati”. “Komunistët”, “Shtëpia me dy porta” e të tjera shfaqje. Për disa nga rolet e tij më të arrirë përmendim: Samiu tek “Kështu të dua”, Selimi tek “Bashkë me Agimin”, Peç Mblloçi tek “Lumi i vdekur”, Tushka tek “Një nuse për Stasin”, Thomai tek “Nën dritat e skenës” , Alqi tek “Studentja e vitit të fundit”, Reizi tek “Duke u gdhirë viti 1945”, Agroni tek “Shokët”, Uçi tek “I pazëvendësueshmi”. etj.

Jo rrallëherë aktrimi i tij merrte ngjyrimet e groteskut, me tejzmadhimin e veçorive komike të personazheve, veçse pa humbur vërtetësinë dhe natyrshmërinë e të shprehurit të tyre. Përdorte me hijeshi dhe efekt zhargonin tiranas të të folurit, sikundër u vu re dukshëm në mishërimin që i bëri rolit të Qazim Mulletit në komedinë “Prefekti” të B. Levonjës (1974) që mbetet nga realizimet më të mira të tij; ose shfrytëzonte në mënyrë të frytshme kundërshtitë komike që ofronte situata në raportet midis karakterit dhe veprimit të tij si me rolin e Jorgos te drama “Doktori pacient”  të R. Pulahës. Xhemil Tagani ka interpretuar mbi 70 role në teatër dhe një numër të konsiderueshëm në kinematografi. Spikati veçanërisht në rolin e priftit te “Përralle nga e kaluara” (1987) si dhe me rolin e beut  te “Toke e përgjakur” (1976). Pas vitit 1992 Xhemil Tagani del në pension.

Ai u shkëput nga Teatri, duke e mbyllur karrierën e tij mbi tre dekada në skenën e Teatrit Popullor.

Ndërsa personazhet e luajtura në filma janë: “Përrallë nga e kaluara” (1987)…… Sotiri, Prifti; “Gurët e shtëpisë sime” (1985)…….Bilbili; “Taulanti kërkon një motër” (1984)…Shoferi; “Fushë e blertë fushë e kuqe” (1984)… Kafexhiu; “Tokë e përgjakur” (1976)… Beu; “Ngadhënjim mbi vdekjen” (1967); “Kush është vrasësi” (1989)….Lytfi Zhurba; “Hije që mbeten pas” (1985)….Lamja, etj.

/Gazetareforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: aktorQazim Mulletiteater

Të tjera

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën
Aktualitet

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Ky është ndoshta ndryshimi më konkret që ka prodhuar protesta deri tani. Fitorja e parë nuk është vetëm institucionale. Është...

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen
Aktualitet

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Prej disa ditësh, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një valë procedimesh ndaj qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestat dhe...

13:07 19/06/2026
Para

Përgjimet: Elona Kalesha përpiqet t’ia hedh fajin ish-të dashurit: Taulanti vrau prindërit

Lajmet e fundit

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip