Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Të ulemi, jo të shembim”, Famullitari i Shkodrës bën thirrje për dialog në Theth

19:17 13/07/2025
Reading Time: 4 min lexim

Të ulur këmbëkryq përballë Kishës së Thethit, simbol i trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të zonës, banorët e fshatit janë mbledhur në formën tradicionale të “Kuvendit të Burrave”.

Mes shqetësimit dhe revoltës, ata i kërkuan qeverisë ndalimin e aksionit të IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje, që vijon prej shtatë ditësh në fshatin malor.

“Këto kulla i kemi mbrojtur me gjak”, thanë banorët njëzëri në praninë e priftit Pader Kastriot Demaj, duke theksuar se janë për paqe, jo për përplasje.

Ata shprehën gatishmërinë për dialog me autoritetet, ndërsa kërkojnë një zgjidhje për legalizimin e bujtinave dhe përfshirjen në paketën e turizmit malor.

“Kam bërë thirrje qeverisë për të ndërprerë aksionin se nuk është e arsyeshme. U kam bërë thirrje se ata i kanë gabimet, i kanë parë me sytë e vet që janë bërë, nuk duhet të ishin lejuar të bëheshin. Ato shtëpitë tona nuk janë prish akoma, por do t’u vijë dita. Duhet me vlerësuar si tek familja ime. Edhe në Kosovë kur serbi ka ardhur, atje u derdhte gjak, edhe zemra e shqiptarëve derdhte gjak. Anë e mbanë botës, gjithë Dukagjini, Puka, më kanë shkruar që jemi me ju, por gjithmonë duke kërkuar të drejtat tona,” tha një prej banorëve.

Zef Vladaj, një nga zërat më të njohur të komunitetit, kërkoi ndalimin e prishjeve dhe u bëri thirrje institucioneve të dëgjojnë hallet e banorëve përmes bisedimeve, duke theksuar karakterin paqësor të rezistencës.

“Ne jemi ata që e kemi mbrojtur këtë tokë. Këto kulla janë bërë me djersë e larë me gjak, i kemi mbrojtur me gjak. Nuk është e arsyeshme as shteti, as kurrkush me ardhur me hy në tokat tona, tokat shekullore. Ku sot i ke pa tapi. Të ulemi të bisedojmë, jo të shkatërrojmë. Jemi vëllezër, nuk është e arsyeshme. Po del populli në rrugë të madhe, jemi për paqe, por duhet të bisedojmë, kërkoj dialog me ta. Të vijnë këtu, përse shembin, jemi vëllezër,” tha ai.

Në fjalën e tij, Vladaj paralajmëroi se nëse nuk hapet rruga për dialog, do të thërrasin mbështetje nga mbarë diaspora dhe zona të tjera të veriut.

“Nëse nuk hiqni dorë, unë do të njoftoj diasporën, do të njoftoj Dukagjinin, Pukën, Kukësin, Malësinë e Madhe në katër anët. Ka për t’i pas këtu në Theth, para Bashkisë e kudo. Mos guxo me ardhë, me shfrytëzuar rastin, as me Thethin, as me Dukagjinin. Se ato kulla që i kena bo, thotë rapsodi. Ato kulla me bajrak i bëmë me djersë e i mbrojtëm me gjak. Na nuk jemi për t’i mbrojt me gjak, por mi kullat tona. Mos na prekni, mos na prekni, mos na prekni sepse jemi shqiptarë, jemi vëllezër, duam dialog dhe çdo gjë me shku në vend,” përfundoi ai.

Ndërsa banorët mblidheshin në kuvend, në terren vijonte prishja e objekteve pa leje nga IKMT, që ka shkatërruar deri tani rreth 70 ndërtime.

Aksioni shoqërohet me praninë e forcave të shumta policore, pasi tensionet me komunitetin janë bërë të shpeshta, përfshirë përplasje fizike me efektivët.

Edhe Kisha ka ngritur zërin për situatën në Theth. Gjatë meshës së së dielës në Shkodër, famullitari Dom Vlash Palaj dha një mesazh të fortë kundër mënyrës se si po trajtohen banorët. Me tone kritike, ai dënoi veprimet e autoriteteve, të cilat sipas tij i kanë mashtruar dhe lënë pas dore banorët e zonës.

“Një konflikt i madh atje në Theth, më vjen shumë keq për ato njerëzit e shkretë sepse i joshën, i rrejtën, i blenë, i shfrytëzuan, i vjelën për nga ana monetare, dhe në fund i hodhën, i tradhtuan, i dogjën, i shkatërruan, do t’i gjobisin e do t’i burgosin… Faik Konica thotë një fjalë, e cila duhet të na bajë të reflektojmë: ‘E keqja ma e madhe e Shqipnisë janë shqiptarët’…”, tha ai.

Palaj theksoi se zgjidhjet nuk duhet të ndërtohen mbi ndëshkimin, por mbi respektin për njeriun dhe dialogun e sinqertë.

“Ligji është mbi çdo gja, atëherë kur ne kena shkel mbi njerëzinë tonë… Duhet me dit gjithmonë me u marrë vesh, sepse nuk zgjidhet raporti i vëllaznisë me gjykime e me dënime. Por ato të cilët janë skllevër të jetës, s’marrin parasysh se tjetrit i shkatërrohet jeta… Kujdes, sepse ato që janë më të padrejtit, bajnë çmos me kenë të dhunshëm për me imponu drejtësinë e tyre të tjerëve”, shtoi ai.

Thirrja e tij vjen si një apel për reflektim të thellë institucional dhe shoqëror mbi rrugën që po ndiqet në përballjen me një prej komuniteteve më të veçanta dhe të ndjeshme të vendit.

Etiketa: Famulltari Shkoder

Të lidhura

Sot vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt
Aktualitet

Sot vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt

Sot në orën 09:00 do të vijojë seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Juristja për media, Flutura...

08:28 14/07/2025
Shqipëria shënon rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit
Aktualitet

Shqipëria shënon rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit

Në gjithë Europën, sidomos atë në zhvillim, njerëzit lëvizin në kërkim të një jete më të mirë. Globalizimi, hapja e...

08:12 14/07/2025
Para
Pse qeveria është shqetësuar për Thethin dhe jo për masakrën në Plazhin e Gjernalarit nga Idajet Ismailaj

Pse qeveria është shqetësuar për Thethin dhe jo për masakrën në Plazhin e Gjernalarit nga Idajet Ismailaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Sot vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt

Sot vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt

08:28 14/07/2025
Shqipëria shënon rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit

Shqipëria shënon rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit

08:12 14/07/2025
Horoskopi sot: 6 Qershor 2025

Horoskopi sot: 14 Korrik 2025

07:58 14/07/2025
Gruaja që i mbijetoi përdhunimit nga 50 burra, Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë në Francë

Gruaja që i mbijetoi përdhunimit nga 50 burra, Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë në Francë

23:02 13/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.