Një person humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur pas një sulmi me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, dy persona të maskuar dhe të armatosur hapën zjarr ndaj dy viktimave, duke lënë njërin prej tyre të vdekur në QKUK, ndërsa tjetri po merr trajtim mjekësor.
Mediat raportojnë se viktima është N.G., 62 vjeç, ndërsa i plagosuri është M.M., 41 vjeç. Autori i dyshuar, A.G., është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga policia.
Në tri ditët e fundit, katër persona kanë humbur jetën në incidente me armë zjarri në Kosovë.