Skip to content
Kryesore

Të shtëna me armë zjarri drejt një karburanti në Fierzë, shpallen në kërkim autorët

· 1 min lexim

Në Fierzë, në drejtim të pikës së një karburanti dhe ambientit ndihmës, në pronësi të një 43-vjeçari është qëlluar me armë zjarri, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe po  vijojnë kontrollin e zonës, për kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të rastit.