Skip to content
Aktualitet

Të shtëna me armë në Lezhë, miku i merr jetën mikut të familjes

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak minuta pas mesnate në Krastë të Martaneshit, ku një fëmijë mbeti i plagosur rëndë nga tre plumba që e kapën në fytyrë.

E ndërsa një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë. Të shtëna me armë u dëgjuan në zonën e Mirqisë, ndërsa viktimë ka ngelur Gjin Marku.

Policia bën me dije se autor i kësaj ngjarjeje është personi me inicialet T.Gj. Gjithashtu mësohet se autori ishte mik i familjes së viktimës.

Nga një konflikt verbal, i cili degradoi në dhunë fizike e më pas në rrëmbimin e armëve. Nuk ka ende detaje në lidhje me problematikën konkrete që i ka çuar dy miqtë familjarë të rrëmbejnë armët.