Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Të rinjtë po ikin, 52% e lejeve të qëndrimit në BE në 2020-n u dhanë për shqiptarët nën 19 vjeç

09:37 01/12/2021
Reading Time: 3 min lexim

Emigracioni është një nga fenoment sociale me të cilat Shqipëria është ndeshur ndër vite dhe kryesisht ka pasur si motiv faktorin ekonomik.

Por ajo që bën përshtypje nga të dhënat e fundit është fakti se të rinjtë shqiptarë të moshës nën 19 vjeç po marrin pjesën më të madhe të lejeve të qëndrimit që po jepen nga vendet anëtare të Bashkimit Europian për shtetasit jo të BE-së, ku rekordin po e mbajnë fëmijët nën 4 vjeç.

Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga “Monitor”, në vitin 2020 u dhanë gjithsej 19.5 mijë leje qëndrimi për arsye familjare për shtetasit shqiptarë, në një nga vendet e BE-së. Nga këta, 52% ishin të moshës nën 19 vjeç, nga 48% që ishte kjo peshë vitin e mëparshëm. Sipas Eurostat, gati 30% e totalit të lejeve të dhëna ishin për fëmijët nën 4 vjeç, një tregues ky që po largohen kryesisht familjet e reja. Vitin e kaluar kjo peshë ishte 24%. 9.8% e lejeve të qëndrimit për arsye familjare u dhanë për fëmijët nga 5-9 vjeç; 7.2% për grupmoshat nga 10-14 vjeç. Për të rinjtë nga 15-19 vjeç u dhanë rreth 5% e totalit.

Ndërkaq Italia, Greqia dhe Gjermania  janë treguar më “bujare” duke dhënë  duke dhënë pjesën më të madhe të lejeve për fëmijët nën 4 vjeç. Ndërsa Italia dhe Greqia kanë qenë destinacione tradicionale të emigrantëve, Gjermania po rritet vitet e fundit, kryesisht për shkak të personave që po ikin me leje pune në shtetin me ekonominë më të madhe në Europë.

E dyta në Europë për peshën e lartë të fëmijëve nën 15 vjeç që morën leje qëndrimi

Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria është e dyta në Europë për peshën e lartë të fëmijëve nën 15 vjeç që morën leje qëndrimi nga shtetet jo të BE-së, me 18%, shumë afër me Urainën, që ishte e para me 19%. E treta është Kosova, me 11%, e ndjekur nga Rusia me 11% dhe Bosnja e Hercegovina, me 10%.

Sipas Eurostat, në vitin 2020, në total 211 000 fëmijëve (të moshës më pak se 15 vjeç) që nuk ishin shtetas të BE-së, iu dha leja e parë e qëndrimit në BE për arsye që lidhen me krijimin dhe ribashkimin e familjes (që përfaqëson 68% të të gjitha lejeve të para të dhëna për fëmijët në BE). 96,000 leje të tjera të para iu dhanë fëmijëve për arsye të tjera, duke përfshirë mbrojtjen ndërkombëtare, ndërsa rreth 4,000 u dhanë për arsye të lidhura me arsimin, shkruan Monitor.

Numri i lejeve të para të qëndrimit të dhëna fëmijëve për arsye familjare korrespondon me një raport prej 386 për 100 000 banorë së fëmijëve të BE-së nën 15 vjeç. Midis këtyre fëmijëve, 61% ishin të moshës më pak se pesë vjeç. Shtetet Anëtare që dhanë numrin më të madh të lejeve të tilla ishin: Gjermania (44 400, ose 21%), e ndjekur nga Spanja (43 400, 21%), Italia (31 500, 15%) dhe Suedia (20 800, 10%).

Në terma relativë, raporti i lejeve të tilla të lëshuara për 100,000 fëmijë ishte më i lartë në Suedi (1,136 për 100,000 fëmijë nën 15 vjeç), Slloveni (1,109), Luksemburg (943) dhe Portugali (893). Në të kundërt, raporti më i ulët i lejeve për herë të parë të qëndrimit për 100,000 fëmijë ishte në Irlandë (17). Sipas flukseve dypalëshe midis Shteteve Anëtare dhe vendeve të treta në vitin 2020, tre flukset kryesore të fëmijëve të moshës më pak se 15 vjeç që iu është lëshuar një leje familjare ishin midis Marokut dhe Spanjës (20 900 fëmijë), Brazilit dhe Portugalisë (7 300), dhe Siria dhe Gjermania (6 500).

283 mijë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi për arsye familjare nga 2010-a

Që nga viti 2021 janë rreth 283 mijë shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi për arsye familjare në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas INSTAT.
Në vitin 2019 u shënua numri më i lartë i lejeve totale të qëndrimit, që nga 2010-a, me rreth 35 mijë, duke reflektuar valën e re të emigracionit që nisi pas 2016-s. Në 2020-n, ejet kanë me 445 si rrjedhojë e situatës dhe kufizimeve të krijuara nga pandemia.

Të lidhura

Aksident në aksin Shkodër – Lezhë, një viktimë dhe 4 të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Shkodër – Lezhë, një viktimë dhe 4 të plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e 4 korrikut në fshatin Kryebushat të Shkodrës, ku një person ka humbur jetën...

17:02 04/07/2025
Mjegull e pazakontë mbulon bregdetin e Vlorës, fenomen i rrallë në kulmin e verës
Aktualitet

Mjegull e pazakontë mbulon bregdetin e Vlorës, fenomen i rrallë në kulmin e verës

Një mjegull e dendur mbuloi sot në mesditë bregdetin e Vlorës, duke krijuar një skenë të pazakontë për pushuesit dhe...

14:09 04/07/2025
Para
Anulimi i fluturimeve me Afrikën e Jugut, ja çfarë thotë OBSH

Anulimi i fluturimeve me Afrikën e Jugut, ja çfarë thotë OBSH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Aksident në aksin Shkodër – Lezhë, një viktimë dhe 4 të plagosur

Aksident në aksin Shkodër – Lezhë, një viktimë dhe 4 të plagosur

17:02 04/07/2025
Mjegull e pazakontë mbulon bregdetin e Vlorës, fenomen i rrallë në kulmin e verës

Mjegull e pazakontë mbulon bregdetin e Vlorës, fenomen i rrallë në kulmin e verës

14:09 04/07/2025
Përplasje e ashpër në gjyq, Plarent Dervishaj ofendon Alibejn

Përplasje e ashpër në gjyq, Plarent Dervishaj ofendon Alibejn

13:54 04/07/2025
Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin

U kap me kokainë dhe ekstazi, arrestohet i riu në Tiranë

13:45 04/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.