Skip to content
Aktualitet

Të paraburgosurit në burgun e Shënkollit futen në grevë urie, ja kërkesat e tyre (DETAJE)

· 1 min lexim

Pas grevës së urisë nga të dënuarit në burgun e Peqinit, në grevë urie janë futur tashmë prej tre ditësh edhe të paraburgosurit në burgun e Shënkollit.

Bëhet me dije se të paraburgosurit prej tre ditësh kanë refuzuar ushqimin. Ata kanë kërkuar që të lejohen takimet e tyre me familjarët dhe avokatët .

Të paraburgosurit gjithashtu kanë kërkuar që të mos zvarriten më gjykimet dhe çështjet e tyre, dukei bërë apel Ministrisë së Drejtësisë që t’I plotësohen kërkesat e tyre.