Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Të huajt nxijnë Sarandën dhe “Maldivet e Europës”: Pis e rrëmujë, çdo gjë në ndërtim

18:17 18/07/2024
Reading Time: 3 min lexim

Teksa retorika politike brenda vendit po kërkon “tradhtarët” që po nxijnë turizmin duket se operacioni për të gjetur këta të fundit, duhet të shtrihet edhe në Cagliari të Sardenjës apo në Britani e më gjerë anekënd globit.

Së fundmi Tripadvisor një platformë që ka një popullaritet të gjerë mes udhëtarëve është “nxirë” me komente negative për Sarandën dhe Ksamilin.

Në çdo vend të botës “review” pra vlerësimi merret si një informacion që i shërben turistit se ku të shkojë e ku jo dhe biznesit apo destinacionit se ku të përmirësohet, në Shqipëri duket se kjo nuk shihet kështu.

Gjithçka duket se ka qenë mirë deri në fillim të qershorit, ku vlerësimet kanë qenë të mira, por rritja e fluksit të turistëve në qershor dhe korrik ka vënë në epiqendër pikat e dobëta të këtyre dy destinacioneve, ku komentet negative janë të pakursyera.

Ajo që mbizotëron për këto destinacione është fjala “pis” që përshkruan situatën e mbetjeve, dhe rrëmujë që ka të bëjë me ndërtimet në proces brenda qytetit por edhe ndërtime pafund në formë private.

“Turizmi është në fillim dhe i ngjashëm me atë të 30 viteve më parë, infrastruktura është një shkatërrim total, varfëria është kudo kundrejt ndërtimeve/hoteleve të ndërtuara nga njerëzit e pasur me kontroll lokal.

Nuk ka tregje të mëdha apo më të mëdha çka i jep mundësinë mafias lokale të diktojë çmimet. Plazhet falas jashtë qytetit” thuhet në vlerësimin e ANA.D nga Italia.

“Unë jam i zhgënjyer në tërësi në Sarandë. Ishte e mbushur me njerëz, e pistë dhe shumë e shtrenjtë. Më vjen keq që rezervova këtu, por jam lumtur që ishte vetëm 4 ditë nga 12 gjithsej” shprehet LordSmithers T nga Stanfford në Britani.

“Unë kam qenë në çdo vend të Ballkanit dhe Shqipëria është më e keqja deri tani. Shkëputje që na kushtoi shtrenjtë.

Hotelet me çmime pothuajse si në Londër, ushqimi me cilësi shumë të dobët dhe pijet janë të shtrenjta. Rrugët janë të pista dhe të rrezikshme, me rreziqe gjatë udhëtimit kudo.

Rezervuam për të qëndruar një javë, por hoqëm dorë pas disa ditësh dhe u kthyem në qytetërim në Greqi” shprehet një tjetër Britanik nën emrin JohnCooze05.

Komente si këto mund të gjesh pafund online por qeveria në vend që të reflektojë dhe të përmirësojnë ato pika ku ka emergjencë, siç është menaxhimi më i mirë i mbetjeve, ujërave të ndotura dhe plazheve, duket se kanë vendosur që energjitë t’i shpenzojnë për kundëreagime në rrjete sociale.

Shqipëria po përjeton një nga vitet më të mirë turistikë ku sipas shifrave janë 4.5 milionë të huaj që kanë vizituar vendin deri në fund të qershorit.

Këta të fundit janë ambasadorët realë që mund të ndikojnë për mirë apo për keq imazhin, në një profil turistik ende të brishtë Shqipërisë. Ndaj në këto kushte kur sezoni ende ka një pjesë të mirë të tij para, “s’ka kohë për pushim”, dhe këtë slogan “institucionet” e njohin mirë.

 

Etiketa: Bregdeti i Pisetsarandaturizmi

Të tjera

Foshnja 2 muajshe në gjendje kritike në Korçë, nëna nuk e ushqeu me gji
Aktualitet

Foshnja 2 muajshe në gjendje kritike në Korçë, nëna nuk e ushqeu me gji

Një foshnjë rreth 2 muajshe ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore në pediatrinë e Spitalit Rajonal të Korçës, ndërsa...

15:48 13/03/2026
Parashkrimi mbyll dosjen, GJKKO pushon akuzat për 6 zyrtarë të ARRSH
Aktualitet

Parashkrimi mbyll dosjen, GJKKO pushon akuzat për 6 zyrtarë të ARRSH

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pushuar akuzat ndaj 6 zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, të...

11:38 13/03/2026
Para
SHBA vendos raketat me rreze të gjatë në Gjermani/ Kërcënon Moska

SHBA vendos raketat me rreze të gjatë në Gjermani/ Kërcënon Moska

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Foshnja 2 muajshe në gjendje kritike në Korçë, nëna nuk e ushqeu me gji

Foshnja 2 muajshe në gjendje kritike në Korçë, nëna nuk e ushqeu me gji

15:48 13/03/2026
Parashkrimi mbyll dosjen, GJKKO pushon akuzat për 6 zyrtarë të ARRSH

Parashkrimi mbyll dosjen, GJKKO pushon akuzat për 6 zyrtarë të ARRSH

11:38 13/03/2026
Dita e Verës 2026, kufizime qarkullimi më 13-14 mars në Tiranë

Dita e Verës 2026, kufizime qarkullimi më 13-14 mars në Tiranë

11:24 13/03/2026
Tre ambasada kundër vendimit për Ballukun, Rama me reagim hipokrit/ Shanset për BE shkojnë zero

Tre ambasada kundër vendimit për Ballukun, Rama me reagim hipokrit/ Shanset për BE shkojnë zero

16:20 12/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.