Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tatimet zbarkojnë në plazhe, ja çfarë duan të verifikojnë

08:36 02/08/2021
Reading Time: 3 min lexim

Prej 4 javësh administrata tatimore ka nisur aksionin për verifikimin e kontratave të qirasë për shfrytëzimin e plazheve private në të gjithë bregdetin e Shqipërisë. Verifikimi i kontratave të shfrytëzimit të plazheve private përkon pas ngjarjes së rëndë që ndodhi disa javë më parë në Velipojë, ku për shkak të problemeve me lejet e shfrytëzimit humbën jetën 4 persona.

Nisja e aksionit për kontrollin e kontratave e qirasë së plazheve në pikun e sezonit turistik ka shqetësuar mjaft subjekte që shfrytëzojnë rregullisht prej vitesh hapësirat e plazheve dhe ndaj tyre nuk është dhënë asnjë masë administrative. Bizneset shprehen të shqetësuar për paqartësinë e vendimit, pasi sipas tyre është hera e parë që kontratat e qirave verifikohen nga administrata tatimore dhe nuk dihet nëse kjo do të sjellë plotësimin e kritereve shtesë. “Ende nuk dimë se cili është qëllimi i verifikimit të kontratave. Prej vitesh ushtrojmë rregullisht veprimtarinë e shfrytëzimit të një stacioni plazhi në bregdetin e Borshit. Shqetësimi ynë lidhet nëse do të kërkohet plotësimi i kritereve shtesë, si nxjerrja e një NIPTI sekondar vetëm për veprimtarinë e plazhit, përveç NIPTIT që kemi për hotelin”, pohon një subjekt në zonën e Borshit.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaruan për Monitor se verifikimi i kontratave të qirasë të miratuara online nga e-Albania ka si qëllimin kontrollin e numrit të çadrave me atë të deklaruar dhe lëshimin e kuponit tatimor. “Në zbatim të Planit të Turizmit janë iniciuar nga risku, lista e tatimpaguesve që kanë aktivitetit stacionet e plazhit. Nga ana jonë verifikohet kontrata apo miratimi nga e-Albania. A korrespondon numri i çadrave me atë të deklaruar me kontratë dhe lëshimi i kuponit”, sqaroi DPT.

Sipas rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit” përcaktohet se është inspektorati përgjegjës për turizmin, në bashkëpunim me inspektoratet përgjegjëse që verifikon respektimin e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në këtë rregullore nga subjektet që kanë lidhur një kontratë qiraje me organet e vetëqeverisjes vendore. “Inspektorati përgjegjës për turizmin, në përfundim të inspektimit të kryer, njofton për çdo shkelje të konstatuar të rëndë dhe/ose të përsëritur, njësinë e vetëqeverisjes vendore për marrjen e masave të nevojshme, deri në zgjidhjen e menjëhershme të kontratës”, citohet në vendim.

Rregullorja përcakton ndër të tjera se kërkesat e subjekteve të interesuara për shfrytëzimin e plazheve shqyrtohen nga njësia e vetëqeverisjes vendore e cila merr parasysh plotësimin e kritereve, si: nëse subjekti ka eksperiencë të mëparshme pozitive në ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit dhe/ose veprimtarive të tjera turistike në plazh, për të cilat nuk është dhënë ndonjë masë administrative nga institucionet përkatëse dhe nëse plani i biznesit i përmbush standardet minimale për ruajtjen e bregdetit dhe natyrës, pastrimin e hapësirës së plazhit, sigurisë së pushuesve dhe nëse është i realizueshëm bazuar në buxhetin e parashikuar në planin e biznesit, shkruan Monitor.

Nga pushteti vendor përpara dhënies në përdorim të hapësirës së plazhit për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit, duhet të marrë paraprakisht konfirmimin nga ministria përgjegjëse për turizmin nëse hapësira e plazhit të kërkuar është objekt i ndonjë kërkese sipas ligjit nr. 55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, ose është objekt i ndonjë kërkese për investitorët në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit. Në këtë rast kërkesa e subjektit për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit, dorëzuar pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore, refuzohet.

Etiketa: plazhpolicia

Të lidhura

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore
Aktualitet

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

Familjarët e Isa Rexhepajt, 65-vjeçarit që u gjet i vdekur pesë ditë pas humbjes së kontakteve me të afërmit, kërkojnë...

19:29 18/07/2025
Zbardhet arsyetimi i Kushtetueses, tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares
Aktualitet

Zbardhet arsyetimi i Kushtetueses, tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se tre nivele të gjyqësorit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, Apeli dhe Gjykata e...

18:47 18/07/2025
Para
Arrestohen 3 persona në Durrës, sekuestrohen tritol, C-4 dhe municione luftarake

12 kg kanabis dhe një ikonë me vlerë historike, arrestohet 45-vjeçari në Durrës (Emri)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

19:29 18/07/2025
Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë

Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë

19:01 18/07/2025
Zbardhet arsyetimi i Kushtetueses, tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares

Zbardhet arsyetimi i Kushtetueses, tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares

18:47 18/07/2025
Prej qershorit, shqiptarët kanë konsumuar salmon të infektuar me bakterin vdekjeprurës/ AKU hesht si çdo herë

Prej qershorit, shqiptarët kanë konsumuar salmon të infektuar me bakterin vdekjeprurës/ AKU hesht si çdo herë

18:23 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.