Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tatimet çojnë në sekuestro mbi 34 mijë biznese për detyrimet të pashlyera, lista zgjerohet me 15% më 2022

08:31 09/02/2023
Reading Time: 2 min lexim

Numri i bizneseve me borxhe tatimore arriti me 34,745 në fund të janarit 2023.

Nga viti 2022 duke përfshirë edhe janarin e këtij viti rreth 4760 biznese të reja u shtuan në listën e borxhlinjve të këqij në tatime. Lista u zgjerua me rreth 16 për qind nga janari 2022 në fund të janarit 2023.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e publikon listën e subjekteve me detyrime, duke sqaruar se ndaj tyre është vendosur masa e sigurimit mbi të gjitha pasuritë dhe se ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të borxhit.

Publikimi i listës me bizneset debitorë në tatime bëhet në mënyrë që personat e tretë të marrin dijeni për fillimin e këtyre procedurave dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e pasurive të tatimpaguesve debitorë, deri në momentin që detyrimi tatimor i papaguar të arkëtohet.

Me pagimin e plotë të detyrimit bizneset dalin nga lista e debitorëve.

Një nga arsyet e zakonshme për zhytjen në borxh të bizneseve sidomos në qarqe dhe në zonat rurale po bëhet niveli i lartë i emigracionit, i cili është duke e ndikuar në dy drejtime aktivitetin e bizneseve.

Psh në qarqet e Veriut të vendit ku një valë emigracioni është përhapur masivisht vitet e fundit, aktivitetet e tregtisë dhe transportit po hasin vështirësi nga ikja e njerëzve. Gjithashtu shumë persona që zotërojnë këto biznese kanë emigruar vetë, duke mos respektuar procedurat e çregjistrimit dhe mbylljes së aktivitetit. Burimet nga tatimet pohojnë se një pjesë e këtij borxhi është fiktiv pa shpresë arkëtimi.

Zgjerimi i listës së borxhlinjve të këqij në tatime sinjalizon rritjen e mëtejshme të stokut të borxhit tatimor në vlerë.

Në fund të dhjetorit 2021, gjendja e stokut të borxhit në tatime arriti në 134.9 miliardë lekë, ne një zgjerim vjetor të stokut me 10.6% ose rreth 12,5 miliardë lekë, sipas të dhënave zyrtare në raportin vjetor të tatimeve. Një vlerë e ngjashme pritet edhe këtë vit, pasi numri bizneseve që ju shtua listën së borxhlinjve ishte i njëjtë më vitin 2021.

Principali i detyrimeve tatimore të akumuluara përben rreth 60% të shumës totale të detyrimeve tatimore, ndërkohë që pjesa tjetër e këtyre detyrimeve 40% e mbetur përbëhet nga penalitetet dhe kamatëvonesat.

Në stokun e detyrimeve të papaguara në afat të ndarë sipas llojit të tatimit me 2021, TVSH zë peshën më të madhe ne stokun me borxhit me 35%, e ndjekur nga Tatim Fitimi me 29%, zëri Të Tjera me 17%, Sigurimet Shoqërore & Shëndetësore me 13%, Tatimi në Burim me 3%, TAP me 2% dhe DIVA me 0.2%./Revista Monitor

Të lidhura

Numërohen gjysma e kutive, ja ndarja e votave dhe mandateve
Aktualitet

Numërohen gjysma e kutive, ja ndarja e votave dhe mandateve

Numërohen mbi 50% e kutive të votimit në rang kombëtar, duke përfshirë 2848 Qendra Votimi nga gjithsej 5225. Sipas rezultateve...

17:52 12/05/2025
Renditja dhe numri i votave për Qarkun e Tiranës
Aktualitet

Renditja dhe numri i votave për Qarkun e Tiranës

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon. Deri tani, janë numëruar 534 nga 1282 qendra...

17:36 12/05/2025
Para
Autoriteti i Konkurrencës vendos në monitorim tregun e nënprodukteve të qumështit

Autoriteti i Konkurrencës vendos në monitorim tregun e nënprodukteve të qumështit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Numërohen gjysma e kutive, ja ndarja e votave dhe mandateve

Numërohen gjysma e kutive, ja ndarja e votave dhe mandateve

17:52 12/05/2025
Renditja dhe numri i votave për Qarkun e Tiranës

Renditja dhe numri i votave për Qarkun e Tiranës

17:36 12/05/2025
Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

Zgjedhjet e 11 majit/ Ja rezultatet në Durrës dhe Vlorë

17:30 12/05/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Raporti KRIIK: U abuzua me burimet shtetërore

Zgjedhjet e 11 majit/ Raporti KRIIK: U abuzua me burimet shtetërore

16:56 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.