Skip to content
Bota

Tashmë quhet “kriminel lufte”, ja sa herë është nominuar Putin për Nobelin e Paqes

· 2 min lexim

Ukraina është në javën e saj të tretë të luftës me Rusinë, në përpjekje për të mbrojtur vendin e saj.

Putin, presidenti rus mban në “kurriz” përgjegjësinë e viktimave, bombardimeve dhe tmerreve të luftës.

Tashmë simboli i luftës dhe destabilitetit, Putin, më përpara ka qenë i nominuar 2 herë për çmimin “Nobel të Paqes”.

Presidenti rus u nominua fillimisht në vitin 2014. Motivi ishte roli që luajti në konfliktin e Sirisë. Atë vit, fituesit ishin aktivistja indiane Kailash Satyarthi dhe aktivistja pakistaneze Malala Yousafzai.

Nominimi tjetër erdhi në vitin 2021, kësaj radhe për ndihmat që u dërgoi 30 shteteve, kontributit për paqen dhe përfshirjen e fjalës “Zot” në Kushtetutën e Rusisë. Fituesi atë vit ishte gazetari rus, Dmitri Muratov.

Sot, një vit më pas nominimit për Nobel të Paqes, Vladimir Putin është quajtur për herë të parë “kriminel lufte” nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Kjo ishte një frazë të cilën administrata amerikane ishte shmangur disa herë ta përdorte.

Theksojmë së deklarata e fortë e presidentit Biden erdhi gjatë një bisede me gazetarët, në një event që u mbajt në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë presidenti rus, Putin  nuk ndryshon qëndrim lidhur me sulmet në Ukrainë duke i quajtur ato një operacion special.

Referuar luftës në Ukrainë, ai është shprehur: Operacioni po shkon mirë, Prania e trupave tanë pranë Kievit nuk do të thotë se ne duam të pushtojmë Ukrainën.