Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tamponi anti-covid/ Laboratorët privatë vazhdojnë të përfitojnë, Autoriteti i Konkurrencës hesht!

21:34 17/12/2020
Reading Time: 3 min lexim

Autoriteti i Konkurrencës sërish vazhdon që të jetë  një institucion “memec”, kur bëhet fjalë te oligopoli që kanë vendosur katër laboratorë privatë që po zhvasin xhepat e shqiptarëve,  për të fiksuar çmimin e analizës PCR (tamponit) për diagnostikimin e personave me Covid-19.

Edhe pse ligji nr. 119/2014“Për të drejtën e informimit”garanton transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike për taksapaguesit shqiptarë, përfshirë normalisht edhe Autoritetin e Konkurrencës,  ky institucion mbetet “gojëkyçur”.

Në ligjin e lartëpërmendur, parashikohet se Autoriteti publik trajton kërkesën për informim, duke parashtruar informacionin e kërkuar sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj.

Ligji po ashtu parashikon edhe raste kur e drejta e informimit kufizohet, mirëpo Autoriteti i Konkurrencës nuk jep asnjë feedback duke të bërë të mendosh që është inekzistent, por nga ana tjetër funksionon më së miri në një profil të ulët dhe pa zhurmë e shumë bujë.

Kujtojmë se gjatë muajit nëntor, sërish në një mënyrë flagrante, karteli biznesor (oligopoli) i katër laboratorëve privatë që ofrojnë analizën PCR (ose siç njihet testi i tamponit) për diagnostifikimin e Covid-19, njoftuan publikisht arritjen e një marrëveshjeje për uljen e çmimit nga 12 mijë lekë në 8500 lekë.

Këto katër laboratore, respektivisht kompanitë Noval Diagnostic, Spitali Amerikan, Intermedica dhe Genius, u shprehën përmes një deklarate se ky vendim është marrë për shkak të shtimit të rasteve pozitive me covid-19, por edhe si një kërkesë nga ana e Ministrisë së Shëndetesisë.

Kjo marrëveshje, e cila me anë të propagandës u shit si një “ndihmë” për publikun dhe pacientët, i ka të gjitha tiparet e shkeljes së ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Sipas nenit 4 të këtij ligji, në pikën a, përcaktohet se “Ndalohen të gjitha marrëveshjet, të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi.”

Taksapaguesit shqiptarë duhet ta kuptojnë se testi i PCR-së (tamponi), po ofrohet nga një numër i kufizuar subjektesh. Po ashtu këto subjekte (laboratorë) i kanë patur çmimet e fiksuar që prej fillimit të pandemisë.

Edhe pse me një “marrëveshje” fasadë, çmimet e tamponit u ulën me rreth 30%, përsëri Shqipëria mbetet si vendi me çmimin më të lartë të testit PCR në rajon.

Duke bërë një krahazsim me valutën euro, mund të themi që nëqoftëse sot kryerja e një tamponi në laboratorët privatë kushton rreth 70 euro, në vendet fqinje ky testim kushton midis vleftës  40 deri në 60 euro.

Për ta risjellë në memorien e lexuesve, Autoriteti i Konkurrencës gjatë muajit tetor gjobiti 24 kompani farmaceutike të tregtimit me shumicë dhe pakicë të materialeve paramjekësore, ku përfshiheshin edhe rritja me marrëveshje e të gjitha subjekteve njëkohësisht të çmimeve të dezinfektantëve, maskave dhe dorezave.

Mesa duket kjo lëvizje e Autoritetit të Konkurrencës ishte sa “për të thënë” që u çua nga “gjumi letargjik”, sepse nuk është se solli një ndryshim real në xhepat e pacientëve shqiptarë me covid-19.

Kujtojmë se vlera totale e gjobave të 24 kompanive farmaceutike, ishte 34 milionë lekë, ose rreth 280 mijë euro./Gazetareforma.com/

 

 

Etiketa: Autoriteti i Konkurrencescovid 19Kompanitelaboratoret privateOligopoletPCRtamponi

Të lidhura

Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë nga bosi i njohur i krimit: Skena e fshehtë e prostitucionit luksoz në Shqipëri
Aktualitet

Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë nga bosi i njohur i krimit: Skena e fshehtë e prostitucionit luksoz në Shqipëri

Gazetarja Aida Topalli ka hedhur dritë mbi një fenomen që po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha në Shqipëri:...

16:39 18/07/2025
Thethi nuk gjen qetësi as ditën e diel, fadromat e IKMT vazhdojnë shembjen
Aktualitet

Prishja e ndërtimeve në Theth, “Bloomberg”: Zemërimi i Kryeministrit i fortë në veri

Agjencia amerikane Bloomberg i ka kushtuar vëmendje të veçantë zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke u fokusuar në aksionin për...

14:01 18/07/2025
Para

Shkatërrohet rrjeti ndërkombëtar i drogës nga Amerika Latine, drejtohej nga shqiptarë (DETAJE)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë nga bosi i njohur i krimit: Skena e fshehtë e prostitucionit luksoz në Shqipëri

Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë nga bosi i njohur i krimit: Skena e fshehtë e prostitucionit luksoz në Shqipëri

16:39 18/07/2025
Thethi nuk gjen qetësi as ditën e diel, fadromat e IKMT vazhdojnë shembjen

Prishja e ndërtimeve në Theth, “Bloomberg”: Zemërimi i Kryeministrit i fortë në veri

14:01 18/07/2025
Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

13:39 18/07/2025
Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni

Vrasja e Renis Dobrës / Katër persona të dyshuar si pjesëmarrës në rrëmbim, dy vëllezër rezultojnë jashtë vendit

13:18 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.