Skip to content
Të Gjitha

Takimi i Ramës tek Fakulteti i Gjeologji Minierave/ Publikohet videoja e plotë e bisedës

· 1 min lexim

Takimi i kryeministrit Rama me pedagogët e studentët e Fakultetit të Gjeologji Minierave, zgjoi jo pak debate, jo vetëm për faktin që u organizua si takim, por edhe se u zhvillua me dyer të mbyllura. Megjithatë tani pas disa orësh nga takimi I realizuar, Rama poston në rrjetin e tij social, Facebook, videon e takimit, në të cili specifikon se kjo ishte vetëm një “nxemje” e dialogut të pashmangshëm.

Ende nuk është bërë e ditur sa student ishin të pranishëm dhe cilat interesa përfaqësonin, por kjo  mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim.

Statusi i Ramës në Facebook:

Sonte tek Gjeologjiku – Me pedagogë e studentë, në një “nxemje” për Dialogun e pashmangshëm, i cili po nis mes ngurrimesh të mëdha e frikërash të çuditshme, në një atmosferë thuajse surreale ku mijëra e mijëra vetë, u druhen sa presioneve online të pakicës që s’do Dialog dhe sa bashkëbisedimit me një njeri të vetëm😊

Shumë faleminderit sidoqoftë secilit prej atyre që me praninë në sallë, e thyen pa kthim akullin e Mosdialogut🤝

Nesër të tjerë😉

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2210938842482931/