Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Takimet antikanabis, Veliu:” Intensifikimi i veprimeve në terren, për të luftuar kultivimin dhe trafikimin e kanabisit”

21:33 28/07/2020
Reading Time: 3 min lexim

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka zhvilluar ditën e sotme  një takim me drejtuesit e policisë në rrethe, në lidhje me luftën ndaj kultivimit të kanabisit. Me anë të një njoftimi zyrtar  për mediat, Policia tha se Veliu  bashkë me drejtuesë tjerë kanë bërë një analizë për drejtoritë vendore në Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër.

Veliu theksoi se qëllimi i këtij takimi është jo paraqitja e rezultateve por analiza e punës së deritanishme dhe intensifikimi i veprimeve në terren për të evidentuar e goditur qoftë edhe një bimë të vetme kanabis sativa të kultivuar.

Më tej Veliu vlerësoi punën e deri tanishme dhe u kërkoi drejtuesve të tjerë të policisë  që të thellojnë masat dhe të intensifikojnë veprimet në terren për të mos lejuar askën që të ushtrojë veprimtari kriminale në këtë fushë.

Gjithashtu Veliu u ndal edhe në intensifikimin e punës për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19

Njoftimi I policisë 
Antikanabisi/Fier, Berat, Vlorë, Gjirokastër

Vijojnë takimet rajonale për intensifikimin dhe thellimin e masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, mblodhi në Fier, drejtuesit e Drejtorive Vendorë të Policisë Fier, Berat, Vlorë e Gjirokastër si dhe shefat e Komisariateve në varësi të këtyre drejtorive.

Në takim të pranishëm Zv/Drejtoresha e Përgjithshme Aida Hajnaj, Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe Drejtori i Departamentit të Sigurisë Gjovalin Loka.

Drejtori i Përgjithshëm Veliu ka theksuar që në krye të fjalës se qëllimi i këtij takimi është jo paraqitja e rezultateve por analiza e punës së deritanishme dhe intensifikimi i veprimeve në terren për të evidentuar e goditur qoftë edhe një bimë të vetme kanabis sativa të kultivuar.

E vlerësoj punën e gjithsecilit, angazhimin dhe përpjekjet për të përmbushur këtë priorit, por në këtë fazë që jemi, duhet medoemos një tjetër impuls, një tjetër ritëm e angazhim në terren dhe rritje të forcës goditëse duke mos i lënë asnjë hapësirë cilitdo që tenton të ushtrojë veprimtari kriminale në këtë fushë.

Veliu theksoi se që prej muajit Janar e në vijimësi, u ka kërkuar gjithë Drejtorëve Vendorë, qoftë në takimet e përjavshme apo në komunikimet e përditshme, por edhe nëpërmjet urdhrave, udhëzimeve, planeve të masave e tërheqjeve të vëmendjes që toleranca në këtë drejtim të jetë zero. Askush të mos neglizhojë apo më keq akoma të bëhet palë me keqbërësit, se nuk do tolerohet asnjë drejtues policie e deri te punonjësi më i thjeshtë.

Siç keni vepruar deri tani me kontrolle masive të territorit, kontrolle këto që nuk u ndalën edhe në periudhën e vështirë të izolimit nga pandemia, por përsëri Policia e Shtetit e vijoi punën krahas shumë detyrave duke ushtruar kontrolle të shumta të territorit, duhet që këto kontrolle të vijojnë më intensivisht.

Do t’ju mbështesim me helikopterë, me monitorim nga GDF, me dronë me mjete logjistike, ndaj kjo periudhë që ka mbetur duhet që e tërë struktura policore nga qendra në bazë, të angazhohet në kontroll territori, në mbledhje informacionesh, në bashkëpunim me qytetarët që të gjithë së bashku të bëjmë më të mirën, në interes të integrimit evropian të vendit tonë- shtoi Veliu.

Parandalimi dhe goditja e krimeve mjedisore, rritja e parametrave të sigurisë në komunitet me prioritet zonat bregdetare, kapja e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë apo me lëndë narkotike, parandalimi i aksidenteve rrugore duhet të jenë në fokusin e pa ndërprerë të punës suaj të përditshme nënvizoi Drejtori i PSH.

Parandalimi i përhapjes së COVID-19, ishte një tjetër pikë ku Drejtor Veliu u ndal dhe kërkoi nga drejtuesit e policisë angazhim maksimal, pasi misioni jonë është të mbrojmë jetë dhe kjo detyrë është e shenjtë pasi mbrojmë jetët tona, të fëmijëve tanë e të gjithë shoqërisë, ndaj mos hezitoni të penalizoni dhe të ndaloni cilindo që nuk zbaton protokollet e sigurinë apo bëhet nxitës e përhapës i këtij virusi. Qytetarët e ndershëm na vlerësojnë nga puna që bëjmë, nga sjellja që performojmë e nga shërbimi që ju ofrojmë , ka mbyllur fjalën e tij Drejtor Veliu.

Të lidhura

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet
Bota

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se mëngjesin e së mërkurës është arrestuar M.D., shtetas serb, nën dyshimin...

12:19 15/05/2025
Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt
Kryesore

Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

Në Tiranë kanë mbetur për t’u numëruar më pak se 8 mijë vota të Diasporës, ndërsa një mandat parlamentar vijon...

12:14 15/05/2025
Para

Aksident në Kamëz: Makina përplas një 17 vjeçare, policia jep detajet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

12:19 15/05/2025
Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

12:14 15/05/2025
Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:51 15/05/2025
Arrestohet në Belgjikë Mario Çela, vëllai i Suel Çelës

Të akuzuar për vrasje e vjedhje me dhunë/ SPAK mbyll hetimet për bandën e Suel Çelës

11:27 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.