Skip to content
Politikë

Tabaku zbardh takimin me ambasadoren Kim, çfarë u diskutua

· 2 min lexim

Ditën e sotme ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim ka realizuar në takim me deputeten e PD-së, Jorida Tabakun.

Ndërkohë që disa orë më pas Tabaku ka bërë të ditur përmbajtjen e takimit të tyre, ku theksi ka qenë tek luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar dhe zgjedhjet e lira.

Me anë të një postimi në “Twitter”, deputetja deklaron se amnistia Fiskale, Pasaportat e Arta, Legalizimi Kanabisit që nuk janë projekte nën frymën e integrimit ndaj i duhet thënë stop!

Reagimi i Tabakut:

Sot diskutova me ambasadoren amerikane në Shqipëri prioritetet e procesit të integrimit, rëndësinë e përfshirjes së drejtësisë. S’ka rrugë tjetër veç përmbushjes së kushteve për të sjellë ndryshimin: Luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar; zgjedhjet e lira dhe të ndershme duhet të jenë kryefjala e politikës.

Gjithashtu fokus të veçantë me @USAmbAlbania morën dhe shqetësimet e opozitës & ekspertëve të pavarur mbi nismat e fundit qeveritare si: Amnistia Fiskale, Pasaportat e Arta, Legalizimi Kanabisit që nuk janë projekte nën frymën e integrimit ndaj i duhet thënë stop!

E angazhuar për të mbikqyrur&kontrolluar punën e qeverisë në këtë proces; duhet ndryshuar mentaliteti administratës publike! I bëj thirrje qeverisë ta përdorë procesin e integrimit si një mënyrë për tërheqjen e mijrave të rinjve të talentuar që janë larguar nga Shqipëria.