Skip to content
Politikë

Tabaku e vetmja nga opozita në Konferencën e Kryetarëve, Açka: Nuk jam njoftuar

· 1 min lexim

Teksa këtë të enjte u zhvillua Konferenca e Kryetarëve dhe e vetmja përfaqësuese e opozitës ishte Jorida Tabaku, deputetja demokrate Flutura Açka, ka deklaruar se ajo nuk është njoftuar për këtë mbledhje.

“Zonja Nikolla, Unë nuk jam njoftuar në ASNJË formë e mënyrë që sot Kuvendi ka: Konferencën e Kryetarëve. Kjo është e papranueshme, zonja Nikolla! Keni njē batalion me sekretarë që ju fshijnë edhe këpucët, dhe nuk kanë kohë për një telefonatë zyrtare. Të paktën demokratët, por edhe shqiptarët, i kanë shumë qartë bashkëpunimin tuaj më KË opozitar dhe SI bashkëpunon Edi Rama”, shkruan Açka në Facebook.

Kuvendi ka reaguar dhe shprehen se deputetja Flutura Açka është lajmëruar përmes e-mailit si të gjithë.