Skip to content
Bota

Sulmi tragjik në paradën e “4 Korrikut”, autori 22-vjeçar kishte leje për… (Video)

· 2 min lexim

Ditën e djeshme, me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së SHBA-së, një sulm me armë ka ndodhur në paradën festive që që po mbahej në qendër të qytetit Highland Park, në Illinois.  Bëhet me dije se si pasojë e sulmit, humbën jetën 6 persona, teksa 36 të tjerë mbetën të plagosur.

Ndërkohë që policia amerikane ka arritur të arrestojë 22-vjeçarin Robert E. Crimo, i dyshuar për vrasjet masive në paradën e Chicagos.  Sulmuesi kishte hap zjarr nga çatia e një ndërtese, ku filloi të qëllojë mbi civilët në paradë.

Ai ishte ngjitur në kulmin e ndërtesës përmes disa shkallëve të drurit. 22-vjeçari i identifikuar si Robert E. Crimo tashmë ndodhet në paraburgim.

Vlen të theksojmë se parada e 4 korrikut e zhvilluar me rastin e Pavarësisë në parkun Highland, është ndalur në mënyrë të befasishme kur u dëgjuan të shtënat e armëve, vetëm 10 minuta pas fillimit të saj.

Fox News raporton se autori i dyshuar i ngjarjes Crimo, ka pasur të paktën katër armë, për të cilat mësohet se ka pasur leje që t’i mbante, duke përfshirë edhe pushkën gjysmë-automatike AR-15 dhe revolen.  Policia e rrethoi veturën e tij dhe Crimo doli jashtë me duart e ngritura lart, siç edhe mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, shkruan BBC.