Skip to content
Kosovë

Sulmi në autobus, babai tregon momentin kur u përball me të birin e plagosur: A shpëtuan?

· 2 min lexim

Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një sulm me armë ndaj një autobusi nxënësish në Kosovë.

Tre persona humbën jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri ndaj një autobusi që transportonte nxënës. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme, në fshatin Gllogjan të Deçanit, në Kosovë.

Babai i nxënësit që mbeti mbrëmë i plagosur pas sulmit me armë që iu bë autobusit në Gllogjan ka treguar detaje tragjike pasi ishte përballur me djalin e tij të plagosur.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Afrim Turkaj shkruan se sapo djali i tij ishte zgjuar, kishte pyetur nëse shokët e tij ishin gjallë.

“Sot djali im u zgjua, por pa shoqen e shokët e tij që ishin ulur në autobus me ta. Më pyeti a kanë shpëtuar, u desh ti them se ata jetojnë në parajsë” shkruan babai i të plagosurit.

Kujtojmë se nga sulmi me armë mbeti i vrarë shoferi dhe dy nxënës. .

Viktimat janë Gani Gjokaj, shoferi i autobusit dhe dy nxënësit Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj, 17 vjeç.

Dy nxënësit kanë humbur jetën në spital, ndërsa shoferi në vendin e ngjarjes.

Ngjarja rendohet me tej, pasi mesohet se dy të tjerë janë duke u trajtuar në spital dhe janë në gjendje kritike per jeten. Policia e Kosovës në Pejë tha se autobusi ishte nisur nga Gjakova për ne Deçan.

Ende nuk dihet cila ka qene arsyeja, por kjo ngjarje teper tragjike tronditi mbremjen e sotme qytetin e Deçanit, pasi disa persona, kane sulmuar me breshëri kallashnikovi autobusin me nxënës.