Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sulmi ndaj ambasadës malazeze në Beograd/ Vjen reagimi nga ambasada e SHBA, zyrtarët nënshkruajnë peticionin online

13:08 04/01/2020
Reading Time: 1 min lexim

Ambasadorja amerikane në Mal të Zi, Judy Rising Reinke, ka dënuar sulmin ndaj ambasadës malazeze në Beograd.

Në një postim në Twitter, ajo shprehet e tronditur për përdhosjen e flamurit, ndërsa e ka konsideruar sulmin totalisht të papranueshëm.

Ajo u ka bërë palëve thirrje për dialog.

“Jam e tronditur nga pamjet e përdhosjes së flamurit. Sulmi ndaj ambasadës malazeze është absolutisht i papranueshëm. Dallimet e mendimeve duhet të adresohen përmes dialogut, jo dhunës dhe vandalizmit”, shkruan Rising Reinke.

Aktualisht dhjetëra zyrtarë dhe ish-zyrtarë të mirënjohur, akademikë dhe figura të kulturës në Ballkan, kanë nënshkruar peticionin online, kundër kërcënimit të paqes në rajon nga Serbia.

Kryeministri malazez, Dushko Markoviç shfaqi habinë për qëndrimin e autoriteteve serbe, pas djegies së flamurit të Malit të Zi.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se ambasada nuk u kërcënua dhe askush nuk u përpoq të hynte brenda saj.

Më 28 dhjetor qindra mbështetës të kishës ortodokse serbe mësynë në ambasadën malazeze në Beograd, duke hedhur flakadanë dhe vezë.

Ata kërkuan që ambasadori malazez të shpallej non grata.

Gjatë marshimit pati edhe thirrje si “Kosova është zemra e Serbisë”.

Situata mes dy vendeve të rajonit, u tensionua, pasi parlamenti i Malit të Zi, kaloi ligjin për komunitetet fetare.

Sipas komunitetit serb në Mal të Zi, parlamenti kërkon që të përvetësojë pronat e kishës ortodokse.

Gjatë votimit në parlament, sigurimi i Kuvendit nxorri me forcë nga salla deputetët e opozitës serbe.

Këta të fundit bllokuan foltoren, bënë thirrje për lufte dhe filluan të ofendonin deputetët.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: ambasadaambasadorja e SHBAmali i zi

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para

Paralajmërimi i frikshëm i ish-drejtorit të CIA-s: Vdekja e Soleimanit do paguhet shtrenjtë nga Amerika

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip