Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sulmet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në vitin 2017, dënohet me burg ish-kryeparlamentari dhe dy ish-ministra

17:05 26/07/2021
Reading Time: 2 min lexim

Gjykata Penale në Shkup dënoi me gjashtë vjet e gjysmë burg ish-Kryetarin e Parlamentit Trajko Veljanovski për organizimin e ngjarjeve të dhunshme të 27 prillit të vitit 2017.

Për të njëjtën vepër, gjykata u shqiptoi dënimin me nga gjashtë vjet e tre muaj burg edhe Mile Janakievskit, ish-ministër i Transportit dhe Spiro Ristovskit, ish ministër i Arsimit në qeverinë e Nikolla Gruevskit. Ndërkaq, ish-drejtori i Shërbimit Sekret, Vladimir Atanasovski u dënua me 6 vjet burgim.

Gjykata i shpalli ata fajtorë për veprën penale të “rrezikimit terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”. Prokurorët u shprehën të habitur me dënimet e ulëta për një akuzë të tillë.

Gjykatësi Ile Tërpkov tha se dënimet janë minimale për shkak të qëndrimit korrekt dhe bashkëpunimit nga ana e të akuzuarve. Ai tha se “shteti mbrohet me mend dhe me zemër e jo me dhunë që lëndoi thelbin e demokracisë”.

Gjykatësi theksoi se zoti Veljanovski nuk respektoi rregulloren e parlamentit në seancën konstituive më 27 prill, 2017. Sipas akt-akuzës, ai njoftoi ish-Kryeministrin Guevski, i cili ndodhej në Vjenë, se Lidhja Social Demokrate do të zgjidhte Talat Xhaferin për kryetar të Parlamentit. Në atë çast, ish ministri i Arsimit Spiro Ristovski i thotë deputetit të VMRO-së, Kërsto Mukovskit, që ta hapte derën kryesore të Parlametit për të hyrë masa e njerëzve që po protestonin përjashta.

Gjykatësi theksoi edhe shprehjen e Gruevskit atëherë se “populli nuk duhej të rrijë me pantofla në shtëpi, por ta marrë fatin në duart e veta”.

Zoti Gruevski është arratisur në Hungari, ku i është mundësuar strehimi, teksa është dënuar në Shkup për vepra të tjera penale. Prokuroria, si dhe autoritetet qeveritare, presin ekstradimin e tij, në mënyrë që të ngrenë akuzën e organizatorit të ngjarjeve të dhunshme në parlament.

Gjatë shpalljes së dënimit gjykatësi tha se të akuzuarit si organizatorë, kishin angazhuar strukturën partiake të VMRO-DPMNE-së në planin për sulmet, duke bërë që numri i policëve dhe personeli i sigurimit të ulej gradualisht brenda godinës dhe jashtë saj, urdhëruan shkatërrimin e materialeve të videoregjistrimit, ndërkohë që kishin sjellë një automjet me një sasi të konsiderueshme armësh pranë parlamentit dhe lejuam turmën e protestuesve të futej brenda institucionit më të lartë ligjvënës për të sulmuar deputetët e shumicës së re të drejtuar nga socialdemokratët.

Gjatë sulmit u lëndua rëndë deputeti Ziadin Sela i Aleancës për Shqiptarët, i cili u shtrua në spital për disa ditë, si dhe Kryetari i i Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev.

Për këtë vepër më parë janë dënuar 16 persona. Ndërkohë, pas ligjit të amnestisë të miratuar në dhjetor të vitit 2018, pesë deputetë të VMRO-së të akuzuar për rolin e tyre, u lanë të lirë.

VOA

Etiketa: ish kryeparlamentariish-ministratmaqedonia e veriutsulmet ne kuvend

Të lidhura

BDI paralajmëron: Shfuqizimi i Balancuesit kërcënon të ardhmen
Aktualitet

BDI paralajmëron: Shfuqizimi i Balancuesit kërcënon të ardhmen

Bashkimi Demokratik për Integrim reagoi ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e mekanizmit të njohur si “Balancuesi”. Zëdhënësi...

18:41 10/10/2024
Tetovë/ Nënë e bijë gjenden të vdekura në shtëpinë e tyre në Sllatinë
Aktualitet

Tetovë/ Nënë e bijë gjenden të vdekura në shtëpinë e tyre në Sllatinë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Tetovës, ku janë gjetur të vdekur në rrethana misterioze një nënë...

18:17 08/10/2024
Para
Varianti “Delta” në Shqipëri, ja sa raste të reja u shënuan sot! Ministria apel për vaksinim

Varianti "Delta" në Shqipëri, ja sa raste të reja u shënuan sot! Ministria apel për vaksinim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.